1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Abdullah mbështesin e krijimin e një shteti demokratik palestinez

15 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CE0s

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe mbreti jordanez Abdullah shpresojnë që konferenca ndërkombëtare e planifikuar për në fund të nëntorit në Annapolis të SHBA të sjellë përparim të rëndësishëm në procesin e paqes të Lindjes së Afërme. Këtë e bënë të qartë dy politikanët pas një takimi në Berlin. Në një konferencë të përbashkët për shtyp ata përmendën si synim krijimin e një ‚shteti të pavarur, demokratik palestinez, të aftë për të mbijetuar', në bashkëjetesë paqësore me Izraelin dhe fqinjët e tij. Tema të tjera të bisedimeve ishin gjendja në Irak dhe në Liban.