1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel do të ringjallë kushtetutën evropiane

Barbara Wesel24 Nëntor 2005

Vizita e saj në NATO-s dhe BE në Bruksel

https://p.dw.com/p/Ar2C
Merkel tek Jaap de Hoop Scheffer
Merkel tek Jaap de Hoop SchefferFotografi: AP

Pas vizitës tek presidenti i Francës Zhak Shirak të mërkurën paradite kancelarja e re gjermane, Angela Merkel, vazhdoi me takime në kryesinë e Natos dhe në BE në Bruksel. Me këtë kancelarja gjermane bëri menjëherë të qartë që në vizitën e saj të parë jashtë shtetit, se për të janë të dyja të rëndësishme, si ruajtja e marrëdhënieve gjermano-franceze ashtu edhe e atyre transatlantike. Angel Merkel u takua së pari me sekretarin e përgjithshëm të Natos, Jaap de Hoop Scheffer. Gjermania ka kontigjentet më të mëdha në misionet e Natos në Kosovë dhe në Afganistan. Këtu nuk do të ndryshojë gjë, garantoi Merkel. Ajo theksoi rëndësinë e madhe të lidhjeve transatlantike, marrëdhëniet me partnerin e madh SHBA:"Jam e bindur se keto marrëdhënie mund të zhvillohen më tej, dhe që Nato të jetë sërish vendi ku më shumë, të flitet fillimisht për çështje të caktuara politike dhe pastaj, n.q.se nuk arrihet marrëveshje brenda Natos, secili të ecë në rrugën e vet."
Pra kontinuitet të politikës së Gerhard Schrëderit. Si e patën sulmuar atë pranverën e kaluar, kur ai pat kërkuar këtë dialog të hapur politik në Nato! Pra sot aleanca duhet të jetë ai vend thotë Angela Merkel, ku duhet të bisedohen problemet me vendet e tjera. Dhe ndryshime në çështjen e Irakut kancelarja e re momentalisht nuk planifikon. Nuk do të ketë ushtarë gjermanë në projektin kualifikues të Natos brenda Irakut, theksoi ajo.
Në mbrëmje Merkel shkoi në BE. Në parlamentin evropian para një takimi me kryetarin e deputetëve të Unionit, Josef Borrel u prit me brohoritje të mëdha. Pastaj në program ishte një bisedë me presidentin e Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso. Të dy janë të njohur të vjetër, Merkel para një viti ndërhyri tek kryetarët konservatorë të qeverive të BE-së për Barroson si president të ardhshëm të komisionit, për këtë Barroso i është asaj mirënjohës. Tema kryesore këtu- grindja financiare në BE, e cila do të zotërojë samitin e BE-së në mesin e dhjetorit në Bruksel. Barroso i formuloi shpresat e tij në gjermanisht: "Natyrisht që çelesi është tek presidenca britanike, por unë jam i sigurtë që vendosmëria euroatlantike e Angela Merkelit na ndihmon, që ta bindim presidencën."

Atëherë i duhet thënë Angela Merkelit vetëm paç fat tek Toni Blairi. Sot Merkel pritet nga kryeministri britanik në Londër. Gjermania nuk ka para, për të mbushur vetë mungesat financiare të favor të evropianolindoreve. Gerhard Schrëder në propozimin e fundit për kompromis në qershor pat mbërritur në kufinjtë e mundësive të tija financiare. Por Angela Merkel thekson vullnetin e saj të mirë për ndermjetesim.
"Çështja e rabatit britanik është një gur themeli në këtë takim, por një zgjidhje do të gjejmë vetëm kur të gjitha çështjet të shihen në një lidhje të përbashkët."

Në mënyrë fare të qartë ajo shprehet lidhur me kushtetutën evropiane. Në marrëveshjen e koalicionit thuhet se i duhet përmbajtur kushtetutës. Merkel vetë dëshiron: "Që pauzën që ka lënë BE, të mos e shfrytëzojmë, për ta lënë mënjane kushtetutën, dhe besoj se deri në presedencën gjermane do të paraqiten përsëri mundësi."