1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania do t'i japë fund priorizimit për vaksinat

26 Prill 2021

Gjermania do t'i japë fund procesit të priorizimit për vaksinat më së voni deri në qershor. Sidoqoftë kjo "nuk do të thotë se të gjithë mund të vaksinohen menjëherë" - tha kancelarja Angela Merkel.

https://p.dw.com/p/3sbnv
Weltspiegel 11.03.2021 | USA | Pharmazeut impft im Supermannkostüm die ältere Bevölkerung im ländlichen Pennsylvania
Fotografi: Hannah Beier/REUTERS

Gjermania do të heqë dorë deri në qershor nga vendosja e përparësive për vaksinimin sipas grupmoshave, tha kancelarja Angela Merkel pasi diskutoi të hënën me krerët e 16 landeve të Gjermanisë.

"Kjo nuk do të thotë që të gjithë mund të vaksinohen menjëherë," tha Merkel. "Por që të gjithë mund të zënë radhën duke u regjistruar tek qendrat e vaksinimit për t'u vaksinuar sipas mundësisë së furnizimeve," shtoi kancelarja.

Merkel gjithashtu paralajmëroi që Gjermania mund të përballet me një debat të vështirë shoqëror, sepse pjesa e popullsisë që vaksinohet mund të kërkojë më shumë liri.

Deutschland Impfgipfel | Angela Merkel
Merkel: Të gjithë mund zënë radhë për t'u vaksinuar sira-siraFotografi: Michael Kappeler/REUTERS

"Ne do të hyjmë në një fazë tranzicioni që nuk do të jetë e lehtë", paralajmëroi kancelarja, "dhe duhet ta trajtojmë këtë çështje me shumë ndjeshmëri".

Përpjekje për të zbutuar masat për të vaksinuarit

Kancelarja tha se qeveria gjermane po shqyrton mundësinë e zbutjes së masave për personat që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Duke cituar një studim të Institutit zyrtar për Epidemiologjinë Robert Koch, Merkel tha se personat e vaksinuar plotësisht dhe ata që janë shëruar nga korona "nuk përbëjnë më rrezik të madh infeksioni".

Ajo tha se ata që i kanë marrë të dy dozat e vaksinës duhet të kenë mundësi të shkojnë tek berberi apo të hyjnë në dyqane pa pasur nevojë për të paraqitur një test negativ të virusit korona dhe të përjashtohen nga karantinimi pas ndonjë kontakti me një person të infektuar.

Deutschland Covid gratis Bürgertest im Corona Testzentrum Grugahalle, Essen
Fotografi: Rupert Oberhäuser/picture alliance

Ata që mund të provojnë se janë shëruar nga infektimi me virusin korona, për shembull me anën e një testi pozitiv PCR, jo më të vjetër se 28 ​​ditë, duhet të kenë gjithashtu të drejta të tilla, tha kancelarja.

Merkel nuk komentoi kur mund të hyjnë në fuqi zbutjet e kufizimeve, por tha se qeveria do të përgatisë një dekret me propozimet përkatëse, i cili më pas do të diskutohet në Bundestag.