1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Mbështetje të mëtejshme Shqipërisë për në BE

28 Nëntor 2016

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takohet me kancelaren Angela Merkel në Berlin

https://p.dw.com/p/2TOUd
Der albanische Ministerpräsident Edi Rama in Berlin 01.04.2014
Fotografi: Reuters

Kancelarja Angela Merkel i ka premtuar mbështetje të mëtejshme Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shqipëria vitet e fundit ka bërë ndryshime rrënjësore dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformimi, tha Merkel të hënën (28.11) para takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin. Si shembull ajo përmendi reformën në drejtësi: "Tani natyrisht që është e rëndësishme të vazhdohet rruga në këto piekta të rëndësishme që janë vendosur." Krahas zbatimit të reformës në drejtësi duhet vazhduar edhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Shqipëria që nga viti 2014 është vend kandidat për antarësim në BE dhe shpreson tani të marrë dritën e gjelbër nga Brukseli për hapjen e negociatave të antarësimit.