Merkel në DW: Nuk duam në Gjermani konflikte nga Turqia

Merkel thotë për DW se grupe të ndryshme nga Turqia në Gjermani pjesërisht e spiunojnë njëra-tjetrën.

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, në intervistë me Deutsche Wellen, kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehet: 

"Ajo që na shqetëson është që grupe të ndryshme nga Turqia pjesërisht e spiunojnë njëra-tjetrën ose e përgjojnë. Këtë ne nuk e duam. Ne nuk duam të marrim në Gjermani konflikte nga Turqia. Ne do t'i kushtojmë vëmendje faktit që të gjitha grupet këtu të jetojnë në paqe dhe të pashqetësuar."

Deutschland wählt DW Interview mit Angela Merkel

Ines Pohl: "Si doni të pengoni konkretisht që të mos ndodhë pikërisht kjo?

Angela Merkel: "Duke u marrë me çdo rast. Duke i inkurajuar njerëzit që ndihen të përgjuar që patjetër të na njoftojnë dhe që pastaj të veprojmë me vendosmëri kundër burimeve përkatëse ose kundër atyre që i bëjnë këto."