1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel vlerëson rolin e SHBA-ve në arritjen e kompromisit për mbrojtjen e klimës

8 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AqlU

Heiligendam: Pas arritjes së kompromisit në samitin e G8-ës për mbrojtjen e klimës, kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi rolin pozitiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të inkuadrohen sërish në negociatat ndërkombëtare për marrëveshjen mbi klimë, tha Merkel. Kështu që kjo përbën për mbrojtjen e klimës një ditë të mirë dhe të rëndësishme. Negociatat e reja sipas Merkel mund të fillojnë në fund të këtij viti. Shtatë vendet e industrializuara dhe Rusia kanë rënë dakord, që deri në vitin 2050 të përgjysmojnë emisionet e gazit karbonik që shkakton efektin serë në atmosferë.