1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkeli vlerëson rezistencën kundër Hitlerit

Marcel Fürstenau/Auron Dodi2 Korrik 2014

Atentati i dështuar i 20 korrikut 1944 është ngjarje e rëndësishme e Qendrës Përkujtimore, Rezistenca Gjermane. Në prani të kancelares u rihap qendra e modernizuar.

https://p.dw.com/p/1CUVZ
Fotografi: picture-alliance/dpa

Trëndafili i Bardhë (Weiße Rose), Orkestra e Kuqe (Rote Kapelle), Rrethi i Krasaut (Krasauer Kreis) - rezistenca kundër regjimit terrorist nacionalsocialist kishte shumë emra. Në këto organizata ishin mbledhur njerëz të të gjitha origjinave: aristokratë dhe ushtarakë, punëtorë dhe nëpunës, studentë dhe artistë, hebrenj dhe të krishterë, sintë dhe romë. Motivet e atyre, që duke rrezikuar jetën u mbrojtën prej Hitlerit dhe ndihmësve të tij, ishin në përputhje me origjinën e tyre të ndryshme: politike, etike, fetare. Këto i kujtoi Angela Merkel të martën (01.07.2014) në Qendrën Përkujtimore, Rezistenca Gjermane. Shkas për këtë ishte rihapja e ekspozitës së përhershme para qindra mysafirëve, midis tyre edhe dëshmitarë dhe të afërm të viktimave.

Vendi i ekspozitës është i mbingarkuar historikisht, si shumë vende në Berlin. Godina e gjerë e kohës perandorake ka qenë prej kohësh rezidencë për ushtarakë të lartë të marinës dhe të ushtrisë. Në dhomat e saj u hartuan plane lufte, por edhe operacioni "Valkyri" ("Walküre"). Zyrtarisht ky ishte një skenar për shtypjen e revoltave të brendshme dhe të kryengritjeve të punëtorëve me punë të detyruar. Në të vërtetë, "Valkyria" ishte maskimi, me të cilin komplotistët rreth Claus Schenk Graf (Kont) von Stauffenberg maskonin grushtin e shtetit të përgatitur prej kohësh.

Dy burra të 20 korrikut 1944: Claus Schenk Graf von Stauffenberg (l.) dhe Albrecht Ritter Mertz von Quirnheim.
Dy burra të 20 korrikut 1944: Claus Schenk Graf von Stauffenberg (l.) dhe Albrecht Ritter Mertz von Quirnheim.Fotografi: 2014 Gedenkstätte Deutscher Widerstand / Foto: Georg Engels, Braun Engels Gestaltung (Ulm)

Përtej personit të Kontit von Stauffenberg

Adolf Hitleri mbeti gjallë nga atentati, të cilin e ushtroi von Stauffenbergu kundër tij në rezidencën e Fyhrerit "Wolfsschanze". Pak orë më vonë, ata që patën kurdisur atentatin, i pushkatuan atje, ku ata e kishin planifikuar kryesisht rrëzimin e regjimit nazist. Në oborrin e nderit të kompleksit ushtarak, në të ashtuquajturin Bendlerblock, që prej vitit 1952 zhvillohet ceremonia e përvitshme përkujtimore e rezistencës kundër nacionalsocializmit. Për Qendrën Përkujtimore Rezistenca Gjermane dhe ekspozitën e përhershme atje nuk ka vend me simbolik. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndërtesën në Berlin të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila që prej vitit 1993 ndodhet gjithashtu në këtë territor.

Kancelarja Merkel e tematizoi në fjalimin e saj kuptimin e shumëfishtë të këtij vendi në lagjen e vjetër dhe të re të diplomatëve në Berlin. Në qendra përkujtimore si kjo e sheh veten të konfrontuar me të kaluarën "por pa e humbur tabanin e sigurtë të së tashmes nën këmbë". Vende të tilla janë të përshtatshme "për të mprehur shqisat" dhe për të "mos ecur sërish drejt humnerave". Edhe nëse Qendra Përkujtimore Rezistenca Gjermane është e lidhur më ngushtë me atentatorët, që nuk patën frikë nga vdekja, ekspozita për shkaqe të duhura dhe të nevojshme shkon "përtej Stauffenbergut dhe ambjentit rreth tij", theksoi Merkel.

Operacioni "Valkyri" në ticker informativ

Si përmbajtje në ekspozitë kanë ndryshuar pak gjëra, por prezantimi më në fund u përgjigjet kërkesave të shekullit të 21-të. Kanë mbetur fotografitë bardh e zi kudo, së bashku me tabelat shpjeguese, si dhe shumë dokumente me fotografi dhe zë. Historia e rezistencës gjermane midis vitit 1933 dhe 1945 tani në këtë vend mund të mësohet në formë multimediale. Në 18 dhoma krijohet një panoramë e rezistencës. Ekspozita të përcjell përshtypjen që në të dymbëdhjetë vjetët e nazizmit, krahas miliona dorasve dhe mbështetësve të tyre, ka ekzistuar "një Gjermani tjetër".

Trakte dhe portrete të anëtarëve të grupit të rezistencës Trëndafili i Bardhë (Weiße Rose)
Trakte dhe portrete të anëtarëve të grupit të rezistencës Trëndafili i Bardhë (Weiße Rose)Fotografi: 2014 Gedenkstätte Deutscher Widerstand / Foto: Georg Engels, Braun Engels Gestaltung (Ulm)