1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merr fund era e Mbekit?

Dagmar Vitek 17 Dhjetor 2007

Në qytetin e Afrikës së Jugut, Polokvane (Polokwane) nisi dje (16.12.) konferenca e 52-të Nacionale e Kongresit Nacional Afrikan, në pushtet në Afrikën e Jugut.

https://p.dw.com/p/Ccjh
Presidenti afrikanojugor Thabo Mbeki, 13 mars 2004
Presidenti afrikanojugor Thabo Mbeki, 13 mars 2004Fotografi: AP

Rreth 3.600 delegatë do të caktojnë një kryetar të ri të partisë, i cili zakonisht zgjidhet edhe president i ri i vendit. Për herë të parë në historinë e ANC-së këtë herë ka dy kandidatë. Shanset më të mëdha për postin e kryetarit të partisë i ka polarizuesi Jakob Zuma, të cilin Tabo Mbeki, shefi aktual i partisë dhe presidenti i Afrikës së Jugut e shkarkoi nga posti i zëvendëspresidentit pas akuzave për korrupsion.Që procesi i ndërprerë kundër korrupsionit mund të rihapet, dhe që Zuma në një proces gjyqësor ku akuzohej për përdhunim pohoi se vërtet kishte fjetur me një grua HIV-positive pa perservativ, por që menjëherë pas kësaj kishte bërë dush për të minimizuar rrezikun, nuk duket që dëmton popullaritetin e Zumas.

Deri ditën e fundit dhe përgjithmonë do ta mbështesnin ata Zuman

Zuma është popullor, sepse ai e paraqet veten pranë popullit. Tabo Mbeki nga ana tjetër konsiderohet intelektual dhe shpesh flet në një mënyrë jo të afërt me shumicën e afrikanojugorëve. Veç kësaj, vëzhguesit e akuzojnë atë për një stil diktatorial drejtimi brenda Kongresit Kombëtar Afrikan. Fakti që ai lejoi ta emërojnë edhe njëherë si kandidat, shkaktoi tensione të mëdha brenda partisë dhe te vëzhguesit ndërkombëtarë. Një periudhë e dytë në post si president të Afrikës së Jugut nuk lejohet nga kushtetuta, kryetar partie ai mund të bëhet edhe njëherë tjetër.

Çështja që shtrohet tani është nëse Mbeki synon të fitojë edhe një periudhë të tretë në post si president i Afrikës së Jugut. Ky do të ishte një sinjal fatal për pjesën tjetër të kontinentit, meqenëse Mbeki konsiderohet model për qeverisje të mirë. Jakob Zuma ndërkohë ishte në udhëtim publicitar në botën e jashtme, si dhe brenda vendit, para së gjithash për të qetësuar ekonominë. Sepse ai konsiderohet si i majtë, si kandidati i preferuar i Partisë Komuniste dhe i shoqatës së sindikatave. Nën të nuk do të ndryshojnë shumë gjëra, thotë Zuma. Vijat kryesore politike dhe ekonomike do të mbeten, në fund të fundit ato janë vendim i kongresit të partisë. "Rezultati i kongresit të partisë është krejt i hapur, këtë e kam shumë të qartë dhe si anëtar i AMC-së do të pranoj cdo rezultat."

Sipas anketimeve të fundit, Zuman e mbështesin pesë përqind e provincave, me 2.300 vota kurse Mbekin e mbështesin katër përqind e provincave me 1.300 vota. Megjithatë, është e qartë: në kongresin e partisë ndeshja do të jetë e fortë.