1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mes mosbesimit dhe partneritetit - marrëdhëniet ruso-gjermane

Nina Werkhäuser 1 Janar 2008

Marrëdhënia e vështirë me Rusinë në konceptimin e Merkelit është shprehur qartë me fjalët: partneritet strategjik: një koncept ky që mban edhe bashkëpunimin por lejon edhe kritikën

https://p.dw.com/p/CeAv
Një marrëdhënie e vështirë, Angela Merkel dhe Vladimir PutinFotografi: AP

Kancelarja gjermane Agela Merkel ka ndjekur kursin e distancës me presidentin rus, Vladimir Putin, ndryshe nga paraardhësi i saj, kancelari Shrëder. Ndërsa ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer, i përmbahet linjës, por tek pasardhësi i mundshëm i Putinit, Dmitri Medvedjev, Shtajnmjaer dukshëm po kërkon rrugën e afrimit.

Gasstreit zwischen Russland und Weißrussland
Gazesjellësi Yamal-EuropeFotografi: AP

Kur vjen puna për marrëdhëniet tregtare mes Gjermanisë dhe Rusisë gjërat janë të qarta. Kohët e fundit firmat e të dyja shteteve nxjerrin gaz së bashku, i cili transportohet me gazsjellësin e planifikuar ruso-gjerman. Ministri i jashtëm gjerman Shtajnmajer ishte i pranishëm në fillimin e punimeve në Siberinë perëndimore. Aty u takua me të njohurin e tij të vjetër, Dmitri Medvedjev, kandidati për president i Putinit.

Vlerësimi i Shtajnmajerit: "Të dy duan të zgjerojnë marrëdhëniet me Evropën, dhe unë jam i mendimit se edhe marrëdhënia personale e garanton këtë."

Shtajnmajer e njeh Medvedjevin që nga koha e Shrëderit. Ndryshe është qëndrimi i Angela Merkelit. Ajo i vlerëson si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet me Rusinë, por mban distancë ndaj Putinit. Merkel nuk u vë kryq aq kollaj temave të rëndësishme si ajo e të drejtave të njeriut. Edhe faktin që policia ndërhyri ndaj demonstruesve paqësorë dhe në mënyrë të përsëritur ka rrahur e arrestuar demonstruesit, Merkel nuk e lë pa komentuar: "E drejta e demonstrimit nuk do të thotë se vihet në dyshim fuqia e shtetit. Por kur një person nuk ka bërë asgjë, por ndodhet vetëm rrugës për në demonstratë, atëherë kjo është për mua diçka krejt tjetër."

Matur me standartet perëndimore zgjedhjet në Rusi nuk ishin të lira, të barabarta dhe demokratike

Taktika e frikësimit të opozitës para dhe gjatë zgjedhjeve në fillim të dhjetorit e shqetësoi Merkelin dhe qëndrimi gjerman u bë i qartë në fjalët e zëdhënësit të qeverisë, Thomas Steg: "Nuk ka dyshim. Matur me standartet tona këto nuk ishin zgjedhje të lira, të barabarta dhe demokratike." Por edhe në çështje të politikës ndërkomëbtare, Rusia dhe Gjermania nuk janë në një linjë. Përmendim këtu Iranin dhe Kosovën. Në vitin 2007 nuk u arrit të nënshkruhej marrëveshja e re mes Rusisë dhe BE-së. Viti 2007 sapo kishte filluar, kur Putini atakoi në konferencën e sigurisë në Mynih qeverinë amerikane për planet e saj të sistemit antiraketor në Evropën Lindore. Marrëdhënia e vështirë me Rusinë në konceptimin e Merkelit është shprehur qartë me fjalët: partneritet strategjik: një koncept ky që përmban bashkëpunimin por lejon edhe kritikën, por vetëm jo afërinë tepër të madhe.