1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mesiq: "Ka ardhur koha për zgjidhjen e statusit të Kosovës"

Bekim Shehu7 Korrik 2005

Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, deklaroi sot në Prishtinë se për të ardhmën e Kosovës, duhet të vendosin vet qytetarët e vendit. Në Kosovë, sot po qëndron edhe kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili u deklarua hapur për pavarësinë e Kosovës.

https://p.dw.com/p/Aqk3
Stjepan Mesiq
Stjepan MesiqFotografi: dpa

Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiq, deklaroi gjatë një vizite në Prishtinë, se për të ardhmën e Kosovës duhet të vendosë vet populli i Kosovës. Ai i bëri këto deklarata pas një takimi që zhvilloi me zëvëndësshefin e UNMIK-ut, Lari Rosin. Presidenti, Mesiq, tha se, tashmë ka ardhur koha për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe për këtë ka mjaft adresa se si të zgjidhet kjo cështje në mënyrë paqësore. Ai tha se qysh në kohën kur ishte kryetar i Kryesisë së ish - Jugosllavisë, ishte angazhuar për marrëveshje paqësore, por nëse ajo nuk arrihet atëher secila nga subjektet përbërëse të saj duhet të shkonte e pavarur në rrugën e saj.
"Se në c'mënyrë do të zgjidhet statusi i Kosovës, kjo është një pyetje së cilës duhet t'i përgjigjen vet qytetarët e Kosovës, për faktin që Kosova tash ka presidentin, Parlamentin dhe institucionet e saja", tha presidenti Mesiq.
Ai shfaqi shpresën sa takimet e tij të sotme me udhëheqësit e instituconeve të Kosovës do të ndihmojnë për të gjetur mënyrat më të mira dhe më paqësore për të ecur përpara në synimin drejt integrimeve evropiane. Ai shpreson se takimet e sotme do t'i kontribuojnë mirëkuptimit më të madh në gjithë rajonin pasiqë sipas tij, një Kosovë jo stabile do të thotë një rajon jo stabil. Presidenti kroat Stjepan Mesiq, gjatë vizitës një ditore në Kosovë do të vizitojë edhe dy vendbanme ku jetojnë pjesëtar të pakicës kroate. Ndërsa më vonë do të takojë të gjithë udhëheqësit e instituconeve të Kosovës. Ndërkohë, në Kosovë po qëndron edhe kongesisti amerikan, Eliot Engel.
Pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, ai tha se, standardet duhet të shkojnë bashkë me statusin dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të caktojë një datë për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Kongresisti Eliot Engel, i cili nga presidenti i Kosovës, u nderua me medaljen e artë të lirisë, për sic thuhet, afirmimin dhe mbrojtjen e cështjes së Kosovës, u deklarua hapur për pavrësinë e Kosovës. Ai tha se gjatë takimeve që do të zhvilloi gjatë ditës edhe me krerët ndërkombëtare, do t'u përcjellë mesazhin se standardet para statusit nuk janë një formulë e mirë. Sipas tij, standardet duhet të plotësohen krahas zgjidhjes së statusit dhe ky status duhet të zgjidhet shpejt, në mënyrë që kosovarët, tha Engel, të udhëheqin vet me Qeverinë e tyre.