1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulmi kibernetik dëmtoi qindra kompjuterë në 150 vende

15 Maj 2017

Autoritetet dhe politikanët kërkojnë që firmat që prodhojnë software të bëjnë më shumë për sigurimin e të dhënave në internet.

https://p.dw.com/p/2czZL
Cyber Angriff
Fotografi: picture-alliance/empics/Yui Mok

Koncerni Microsoft kritikoi pas sulmit kibernetik që preku më tepër se 200.000 kompjutera në mbarë botën përdorimin e programeve të dëmshme prej qeverive të ndryshme. Menaxheri i këtij koncerni, Brad Smith, akuzoi shërbimet sekrete të SHBA-së për shfrytëzimin e një shtegu të pambrojtur në sistemin e Windows për interesat e tyre. Pasi NSA ka qënë vetë viktimë e një sulmi të tillë, informacionet kanë rënë në duart e kriminelëve, të cilët i përdorën këto të dhëna për kryererjen e sulmit me përmasa masive.

Sulmi kibernetik global ka dëmtuar shumë autoritete, ndërmarrje dhe persona privatë. Autoritetet policore të Europol-it thonë që ky sulm ka pasur përmasa që s‘janë parë ndonjëherë më parë. Rreth 200.000 kompjuterë në 150 shtete u bënë viktima të virusit me emrin "WannaCry”. Microsoft-i e ka mbyllur shtegun e pambrojtur, por të mbrojtur kanë qenë vetëm ata që kanë aktualizuar versionin e fundit të këtij sistemi operativ. E gjithë kjo rrit shqetësimet për sulme edhe më të mëdha ku përmasat e dëmeve mund të jenë shumë më të larta.

Symbolbild Cyberkriminalität
Fotografi: Reuters/K. Pempel

Përmirësime në sistemin mbrojtës të internetit po kërkohen edhe nga institucionet më të larta të Gjermanisë. Ministri i Transportit, Alexander Dobrindt, e sheh mbrojtjen e infrastrukturës së rrjetit si "ekzistenciale”. Ai kërkon rritjen e masave të sigurimit, sepse ky sulm prek „furnizimin me energji dhe ujë si dhe komunikacionin, sistemin shëndetësor dhe atë financiar".

Eksperti i IT-së, Lars Klingbeil, tha për "Rheinischen Post" që kompanitë e mëdha duhet të detyrohen nga shteti që të ofrojnë më shumë siguri dhe t‘i aktualizojnë sistemet mbrojtëse ndaj viruseve.