1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Migrantët - Orët e fundit të jetës larg vendlindjes

24 Gusht 2020

Më shumë se 21 milionë gjermanë kanë sfond migracioni. Kësaj shifre i shtohen 1,8 milionë refugjatë. Ata janë të lidhur me traditat e vendeve nga vijnë edhe në fazën e fundit të jetës.

https://p.dw.com/p/3hHyo
Muslimische Grabstätte
Fotografi: picture-alliance/Frank May

Husam Khoderit i kujtohet ende edhe sot pacienti i fundit që shoqëroi ditët e fundit të jetës. Asistenti vullnetar hospic rrëfen historinë e një djali 7 vjeçar, N. Në vitin 2019 babai i tij erdhi me djalin të sëmurë rëndë nga Iraku në Gjermani, përmes detit e rrugëve të vështira. Ai erdhi qëllimisht në Gjermani, sepse shpresonte, se në këtë vend djali i tij i sëmurë me kancer do të gjente shpëtim.

Kur N. u shtrua në klinikën e Berlinit, babai telefonoi Qendrën e Shërbimit Hospic Lazarus. Ai kishte nevojë për ndihmë, sepse nuk kuptonte gjuhën. "Babai e kishte mbajtur në kurriz djalin. N. ishte shumë i dobët. Një histori e tmerrshme", rrëfen Khoder. 48 vjeçari nga Berlini ka lindur në Liban si fëmijë prindërish libanezë dhe ka ardhur në moshën dy vjeçare në Gjermani. Prej shtatë vitesh ai angazhohet në Qendrën Lazarus në Berlin. Khoder e di, se ç'do të thotë, kur njerëzit futen në etapën e fundit të jetës.

Kur afrohet vdekja

Asistenti vullnetar përktheu mes mjekëve dhe infermierëve, ndihmoi në gjetjen e një vendi në hospic për 7-vjeçarin, dhe u lexoi të dyve pjesa nga kurani. "Në fillim mund të  flisje me djalin, të luaje", kujton ai Husami që vetë ka dy fëmijë. "Erdhi një moment, kur unë isha më shumë shoqërues i të atit, se djalit. Djali shpesh humbiste vetëdijen."

Hussam Khoder Hospizbegleiter
Husam Khoder Fotografi: privat

As kimioterapia nuk ndihmoi. Në fazën e fundit të jetës së fëmijës, kur momenti i vdekjes po afrohej, Khoder u kujdes me të gjithë ekipin e shërbimit, që të vinte nëna nga Iraku dhe të vizitonte djalin. Ajo mundi të paktën ta shoqëronte djalin në javët e fundit të jetës. Në mars ajo u kthye. Djali bashkë me të, por në arkivol në bordin e avionit. "Në fund ne ngushëllonim njëri-tjetrin", thotë ai. Pastaj ai rrëfen, se për besimtarët myslimanë, fëmijët që ndërrojnë jetë kthehen në engjëj dhe "se ata i pret më e mira tek zoti".

Khoder është me profesion laborant teknik-mjekësor. Ai rrëfen, se si ndodhi që filloi të angazhohej ën hospic. Ishte një letër të Qendrës Lazarus që ai pa në vitin 2013 në stendë tek një "xhami liberale", si thotë ai. Imami i tha se "në islam vlerësohet shumë lart ndihma që jepet për të sëmurët." Husam Khoder rrëfen se kjo ebëri për vete. Ai u regjistrua dhe bëri një kurs për shoqërues të të sëmurëve pa shërim. Ai nuk ka shoqëruar vetëm qytetarë arabë. Tetë muaj në fillim shoqëroi një urrë gjerman. Tetë muaj, ku ai shumë rrallë u vizitua.

Shumë gjuhë, shumë biografi

Elisabeth Schmidt-Pabst kujdeset në Qendrën Lazarus për asistentët vullnetarë si Husam Khoder. amerikanja jeton prej 20 vjetësh në Berlin. Kur ajo rrëfen për projektin "Në fund të jetës larg vendlindjes" bëhet më e qartë, se kush ka nevojë për "shoqërim sensibël në fazën e fundit të jetës". Refugjatë si djali N., vietnamezë që prej vitesh jetojnë në qytet, romë, që banojnë në strehimoren e të pastrehëve, migrantë të vetmuar të moshuar në spitale apo qendrat e kujdesit për të moshuarit.  Të gjithë punonjësist e qendrës Lazarus nuk flasin vetëm gjermanisht, por edje arabisht, turqisht, anglisht apo polonisht.

"Kur na thërrasin ne", thotë 43 vjeçarja, "bëhet fjalë për dikë që është vetëm. Dhe ke nevojë për dikë që flet gjuhën amtare të personit. Sepse sfida më e madhe është gjuha, jo besimi fetar." Schmidt-Pabst rrëfen edhe për një problem tjetër: pritshmëritë e ndryshme ndaj sistemit shëndetësor. Gjermania ndjek rrugën e mjekësisë maksimale. Por dihet që mjekësia nuk i arin dot të gjitha, dhe vjen një moment që në vend të trajtimit maksimal mjekësor vjen trajtimi paliativ. Në këtë moment nuk luftohen më shkaktarët e sëmundjes, por dhimbja. "Përcjellja e këtij momenti është shpesh shumë e vështirë."

Rëndësia e vullnetarizmit

Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani u regjistruan në vitin 2019 rreth 940.000 raste vdekjeje. Çdo ditë në spitalet gjermane ndërrojnë jetë rreth 300 vetë. Afër 30.000 prej tyre e kalojnë fazën e fundit të jetës në një hospic. Pjesa e migrantëve, që kanë traditat e tyre në këtë fazë, nuk është e futur në statistika. Shoqata gjermane e Hospicës dhe Trajtimit Paliativ raporton, se gjithnjë e më shumë po i tregohet vëmendje "kurseve me sensibilitet kulturor" për asistentët vullnetarë.

Hospizbewegung Sterbebegleitung Hände
Fotografi: picture-alliance/dpa/N. Försterling

Qendra Lazarus në Berlin, një njësi e fondacionit Hoffnungsthaler Lobetal është një nga disa qendra hospici e specializuar për këtë "sensibilitet kulturor". Shpenzimet për hospicin i merr përsipër sigurimi shëndetësor për rastet e shtruara 95%, pjesë tjetër 5% mbulohen nga donacionet. Pacientët duhet vetëm të mbushin një formular dhe të jenë të siguruar. Edhe shërbimet e shërbimit ambulant hospic janë për pacientët pa kosto. Këtu bëjnë pjesë këshillimi, shoqërimi, ndërmjetësimi i një mjeku, oferta e një kafeneje ngushëllimi. "Vullnetarët janë shtylla më e rëndësishme e punës ambulante në hospic2, thotë ekspertja. "Ne kërkojmë gjithmonë vullnetarë. Të gjitha shërbimet kanë nevojë. Nganjëherë ata shoqërojnë dy pacientë."

Shifra në rritje

Në shumë qytete gjermane ofrohen shërbime të tilla. Lazarus kujdeset për afër 150 persona në vit, thotë Schmidt-Pabst. Nga personat në trajtim aktualisht çdo i katërti ka sfond migracioni. "Shifrat janë në rritje." Nevoja po ashtu. Hussam Khoder thotë, se edhe në familjet myslimane po ndryshon koncepti, se ke shumë fëmijë që tregojnë kujdes për ty apo se trajtohesh e ndërron jetë në shtëpi. "Kjo po lëkundet ngadalë."

Një projekt i ri unik ka filluar nga puna në Offenbach. Myslimanja Rabia Bechari që punon si kujdestare në sital dhe është shkolluar në qendrat e kishës, themeloi në vitin 2018 shoqatën "Shoqërim mëshirues -ekipi i Hospicit në Respekt të Kulturave e Feve". "Deri në mars ne kemi shkolluar 15 asistente e asistentë vullnetarë", thotë Rabia Bechari. Kur seminaret përfunduan erdhi Corona. Bechari thotë, se ka "kërkesë të madhe" për një ofertë të tillë në përgjegjësi myslimane. Në shumë familje jetojnë vetëm prindërit e moshuar, që duan edhe të ndërrojnë jetë aty. "Ka ardhur koha që të bëhet diçka në këtë drejtim."

 

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C