1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra të vdekur në Azinë Juglindore - Ekspertët: paralajëmrimi nga vala e baticës ishte i mundur

Rainer Solih26 Dhjetor 2004

Dallgë batice disa metra të larta të shkaktuara pas një tërmeti të fuqishëm në Oqeanin Indian në Azi kanë rrëmbyer disa mijëra jetë njerëzish. Vendet më të prekura janë Sri Lanka, India dhe Indonezia. Edhe në Tajlandë e Majlajzi ka shumë viktima. Qeveria në Maledive pas përmbytjeve masive shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Askush nuk u sinjalizua më parë nga sistemet e paraljamërimit prej valës së baticave të quajtur nga japonezët si "Tsunami". Një sizmiolog gjerman i deklaron DW-së, se ka pasur mundësi që njerëzit të paralajëmroheshin.

https://p.dw.com/p/ArRM
Tërmet 8,9 ballë të shkallës Rihter në Sumatra
Tërmet 8,9 ballë të shkallës Rihter në SumatraFotografi: AP

Dallgët e baticës arritën lartësinë deri në 10 m. Ato shkatërruan shtëpi, përmbytën rajone të tëra dhe rrëmbyen mijëra njerëz. Sipas të dhënave të autoriteteve ka edhe mijëra njerëz të tjerë të plagosur. Ndërsa miliona syresh kanë mbetur të pastrehë.

Dëshmitarët okularë thonë, se dallgët Tsunami erdhën nga hiçi dhe pa asnjë paralajëmrim. Edhe korrespondenti i DW-së Hari u befasua nga katatsrofa në Madras të Indisë:

"Nuk pati asnjë shenjë paralajëmruese, gjithçka erdhi papritmas. Ishte një mur gjigand prej uji! Kjo zgjati vetëm 1 minutë derisa dallga gjigande arriti tek njerëzit këtu. Automjete, njerëz dhe bagëti, gjithçka e rrëmbeu dallga."

Një sërë rajonesh bregdetare në Azinë Juglindore kanë marrë tani pamjen e shkatërrimit. Më e prekur është sri Lanka, Jugu i Indisë, Indonezia si dhe më tej Tajlanda, Malajzia dhe Maledivet. Në grupin e ishujve Maledive është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Dy të tretat e kryeqytetit Male ndodhen nën ujë dhe shumë ishuj kanë humbur kontaktin me botën përreth, deklaroi zëdhënësi qeveritar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Krahas banorëve vendas nga katastrofa janë prekur edhe shumë turistë. Pushuesit që ndodheshin në det dallga gjigande i nxorri me vrull duke i tërhequr sërish në baticë bashkë me mijëra të tjerë që bënin banjo dielli. edhe disa mijëra turistë gjermanë ndodhen në këtë rajon. Ministria e jashtme në Berlin kirjoi një shtab emergjence dhe hapi një linjë telefonike emergjence. Një pjesë e turistëve gjermanë u kthyen që dje në atdhe të tjerë pritet të mbërrijnë sot.

Dallgët gjigande u shkaktuan prej një tërmeti në det rreth 150 km në Jug të Sumatrës. Tërmeti pati një forcë prej rreth 8,9 ballë të shkallës Rihter, ndaj ai konsiderohet si më i fuqishmi në botë qysh prej më shumë se 40 vjetësh. Se përse ndodhi ky tërmet pikërisht në këtë vend, shkencëtarët e shpjegojnë me faktin, se në oqeanin Indian në Sumatra ndodhet një zonë kolizioni, që konsiderohet mjaft e rezikuar prej tërmeteve. Platforma indiano-australiane e Tokës pikërisht në këtë vend përplaset vazhdimisht me platformën euro-aziatike dhe këto lëkundje çojnë në tensione në tabanin në fund të detit. Akumulimi i këtij tensioni ishte shkaktar i tërmetit të tmerrshëm që preku tani rajonin. Rainer Kind, sizmiolog pranë qendrës së studimeve gjeologjike në Potsdam:

"Këto janë deformime të fuqishme të tabanit të detit, të cilat kanë vënë gjithashtu në lëvizje masa të mëdha uji. Kjo valë që krijohet si rrjedhojë shpërndahet pastaj sigurisht në të gjitha drejtimet. Ajo nuk është e dukshme menjëherë në sipërfaqe të detit, p. sh. nga anije që lundrojnë atje. Por, në qoftë se një valë e tillë arrin brigjet e sheshta ajo mund të ngrihet në dhjetra metra dhe të shkaktojë pasoja katastrofike të tilla."

Tërmete të tilla nuk janë të parashikueshme, shpjegon Rainer Kind për DW-n. Shkenca di akoma shumë pak për sa ndodh në brendësi të globit. Megjithatë sipas Kind do të ishte i mundur një alarm paralajmërues përpara dallgëve të rrezikshme.


"Tsunam-et janë të parashikueshëm! Njeriu e di: Ka një tërmet dhe kjo mund të kriojohet një Tsunami dhe pas kaq e kaq orësh dallga e Tsunamit do të arrijë Sri Lankën ose Indinë. Këtë njeriu mund ta arrinte ta merrte nën kontroll. Mesa duket për oqeanin Indian nuk ka një sistem sinjalizues alarmi ashtu sic ka për oqeanin Paqesor."

Sipas Sizmiologut sistemi i alarmit amerikan e lokalizoi tërmetin shumë shpejt dhe arriti të përcaktojë se nuk kishte asnjë rrezik për Kaliforninë. Një paralajmërim për oqeanin Indian duket qartë se nuk ka patur.

Rainer Kind nuk përjashton mundësinë e tërmeteve të tjera në Azinë Jugore dhe si rrjedhojë edhe të dallgëve të mëdha:


"Që nga trodnitja kryesore pati edhe lëkundje të forta të mëvonshme, që u shtrinë në një sipërfaqe prej disa qindra km. në drejtimin Veri Jug. Ende nuk mund të parashikohet, se kur do të ndalojë ky aktivitet sizmik. Në çdo moment mund të ketë lëkundje të reja, që mund të shkaktojnë Tsunami të tjera."

Ndërkaq të djelën në mbrëmje (26.12) u njoftua për nisjen e aksioneve të ndihmave ndërkombëtare. Qeveria federale gjermane vuri në dispozicion një ndihmë të parë emergjence prej 1 milionë euro. Në Veri të Sri Lankës kanë filluar punën bashkëpunëtorët e shoqatës së "Samariteve" dhe të "Ndihmës për urinë" që po shpërndajnë ushqime, veshje dhe ujë të pijshëm për të prekurit nga katastrofa natyrore.