1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e BE-së: Gripi i shpendëve ende nuk paraqet rrezik për njeriun

21 Tetor 2005

Gripi i shpendëve po i afrohet gjithnjë e më shumë Evropës Qendrore qëkurse virusi u konstatua në Turqi, në Rumani dhe në Greqi. Edhe Rusia njoftoi, se në Jug të Moskës është identifikuar virusi H5N1

https://p.dw.com/p/ArCx
Grip i shpendeve ne Korene e Jugut
Grip i shpendeve ne Korene e JugutFotografi: AP


Duke filluar nga e shtuna në Gjermani shpendët shtëpiakë do të mbahen të izoluar nëpër ferma dhe pulari, për të shmangur kontaktin e tyre me zogjtë shtegtarë. Ministrat e shëndetësisë të vendeve antare të BE-së u mblodhën për t´u konsultuar mbi këtë problem.

Gjatë konsultimeve që u zhvilluan të enjten në Londër ministrat vlerësuan, se virusi i gripit të shpendëve ndërkohë kërcënon vetëm kafshët dhe nuk paraqet rrezik për njerëzit, ndonëse frika ekziston teorikisht. Megjithatë ministrat e shëndetësisë të vendeve të BE-së u konsultuan edhe për rastin më ekstrem, duke përcaktuar masat që duhet të merren për parandalimin e një rreziku të tillë.

Ministrja gjermane e shëndetësisë Ula Shmidt, nuk mundi të merrte pjesë në këtë takim, ndaj ajo u përfaqësua prej sekretarit shtetëror pranë kësaj ministrie, Teo Shrëder. Sipas tij aktualisht rreziku për popullsinë është zero:

"Ne ishim të gjithë të një mendimi, se megjithatë edhe për sa i përket popullsisë duhet të bëjmë me kujdes dallimin mes gripit të sezonal të dimrit që shfaqet në formën e epidemisë së përgjithshme dhe gripit të shpendëve të përhapur në vendet aziatike dhe virusit që është konstatuar ndërkohë pjesërisht edhe në Evropë."

Por BE-ja do të jetë e përgatitur për rastin më ekstrem. Ndaj midis vendeve të BE-së do të bëhen përgatitjen për një plan emergjence në rastin e përhapjes së një epidemie mbarëbotërore, nënvizoi ministrja britanike e shëndetësisë, Patricia Hevit:

"Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem."

Një ndër masat që duhet të marrin vendet e BE-së është shtirimi i rezervave me medikamente kundër gripit. Ndëkrkohë që ende nuk ekziston vaksina dhe ajo mund të prodhohet vetëm pasi virusi të ketë evoluuar në një supervirus. Tani për tani një epidemi e gripit mund të trajtohet vetëm me medikamente, kryesisht me medikamentin Tamiflu të prodhuar nga koncerni zviceran i farmaceutikës Roche. Si rjedhojë ditët e fundit ëhstë rritur ndjeshëm kërkesa për këtë medikament. Ministrate shëndetësisë i kanë këkruar koncernit Roche që të intensifikojë punën për t´i bërë ballë kërkesës në rritje.