1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e BE-së konsultohen për Iranin dhe Korenë e Veriut

Bernd Rigert17 Tetor 2006

Bashkimi Evropian edhe pse do të konsultohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksionet ndaj Iranit shpreson ende në negociata.

https://p.dw.com/p/ArKE
Shefi i diplomacisë gjermane
Shefi i diplomacisë gjermaneFotografi: AP

Ky është rezultati i takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Një thirrje në minutën e fundit nuk dha rezultat. Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana telefonoi edhe njëherë me kryendërmjetësuesin iranin për konfliktin bërthamor, Ali Larixhani. Solana u desh t'i informoj pastaj ministrat e jashtëm të BE-së se Irani edhe më tutje nuk është i gatshëm që të rikthehet në tryezën e bisedimeve me kushtet e caktuara nga Kombet e Bashkuara. Teherani zyrtar refuzon të heq dorë nga pasurimi i uranit në vend. Evropianët tani ndërprejnë përpjekjet e tyre trevjeçare diplomatike në këtë drejtim. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të vendos, tha ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer:

"Nisur nga kjo nuk mund të evitohet që Këshilli i Sigurimit të filloj konsultimet me qëllim, miratimin e një rezolute dhe shkallën e parë të sanksioneve. Por ne jemi poashtu të një mendjeje që kjo nuk do të thotë edhe përfundim i bisedimeve me Iranin", tha Shtajnmajer.

Oferta që Irani të mbështetet ekonomikisht dhe pasurimi i uranit për qëllime paqësore të bëhet jashtë territorit iranian, mbetet ende në tryezën e bisedimeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat llogarisin me atë se Irani po përpiqet të ketë në duar armë bërthamore nuk kanë hasur sa duhet në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Tre vendet evropiane, anëtare të BE-së nga viti 2003 provojnë që të bindin Iranin, i cili rregullisht pohon se programi i saj bërthamor i shërben qëllimeve paqësore. Frank-Valter Shtajnmajer tha se rasti i Iranit dhe testi bërthamor i Koresë së veriut tregojnë që përhapja e mundshme e armëve bërthamore është shkak për shqëtësim:

"Përkrah konsultimeve në Këshillin e Sigurimit tani ne t'ia bëjmë të qartë koeranoverirorëve se pas këtij testi nuk guxon të ketë një test tjetër. Ky do të jetë mesazhi ynë nga ky këshill evropian", tha Shtajnmajer.

Përkundër të gjithave shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana nukdo të ndërpres kontaktin me ndërmjetësuesin iranian Ali Larixhani. Ne do të telefonojmë me njëri-tjetrin edhe më tej, dhe atë rregullisht, tha Solana.