1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e brendshёm tё BE: vullnet i mirё por jo rezultate

mak/qu (dpa, afp, rtr)11 Mars 2016

Gjendja e refugjatёve pёrgjatё krridorit ballkanik po bёhet mё katastrofike - dhe nё Bruksel ministrat e brendshёm tё BE-sё grinden pёr hapat e mёtejshёm. Pengesat juridike bllokojnё ndihmёn humanitare.

https://p.dw.com/p/1IBNl
EU Innenministertreffen in Brüssel De Maiziere mit Asselborn und Avramopoulos
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Thys

As takimi i fundit i ministrave tё brendshёm tё BE-sё nё Bruksel nuk solli rezultate, por pati me bollёk fjalё inkurajuese. "Unё jam i sigurt, se tё gjitha temat juridike do tё mund tё zgjidhen nё mёnyrё tё pranueshme nga tё gjithё deri nё samitinjavёn e ardhёshme, u shpreh ministri gjerman i Punёve tё Brendshёme Thomas de Maizière, pas takimit me homologёt e tij europianё.

Me tema juridike ai kishte parasysh, nёse lejohet qё BE-ja tё arrijё njё akord me turqinё, sikurse u ra dakord nё linja parimore nё samitin nё fillim tё javёs: Nё bazё tё kёtij dakordimi BE-ja lejohet qё tё gjithё refugjatёt e ardhur pa leje nga ishujt grek tё ktehen nё Turqi. Nё kёmbim tё kёsaj Turqia do tё lejojё pёr secilin refugjat tё kthyer ardhjen e njё refugjati legalisht nё BE..

Me njё rregull tё tillё refugjatёt do tё frenohen pёr tё mos u besuar trafikantёve, qё operojnё nё nivel ndёrkombёtar. Refugjatёt, qё kapen tani nё ishujt grekё duhet tё heqin tё gjitha shpresat, se mund tё pranohen nё BE, tha de Maizière.

Griechenland Flüchtlinge an der Grenze zu Mazedonien bei Idomeni
Nё kampet e refugjatёve nё Idomeni po kёrcёnon njё katastrofё humanitare.Fotografi: Reuters/S. Nenov

Situata nё Greqi pёrshkallёzohet

Nё sfondin e gjendjes dramatike pёr refugjatёt e bllokuar nё Greqi, ministri i Jashtёm i Luksemburgut Jean Asselborn kёrkoi njё ndihmё mё tё shpejtё. "Ne kemi folur mjaft tani pёr kufijtё. Janё imazhe tё papranueshme, ato qё po shohim", tha ai duke iu referuar situatёs sё njerёzve tё dёshpёruar nё Idomeni dhe shtoi: "Kjo duhet rregulluar."

Siҁ deklaroi politikani kristiandemokrat de Maizière, nё Gjermani po vijnё mё pak refugjatё. Tё mёrkurёn (09.03, sipas tё dhёnave tё policisё federale erdhёn vetёm 125 migrantё, kjo ishte shifra mё e ulёt ditore sivjet.

Edhe rrugёt alternativё mbyllen

Shtetet e BE-sё pas mbylljes sё kufijve mes Maqedonisё dhe Greqisё duan tё pengojnё qё refugjatёt tё devijojnё nё rrugё tё tjera. Ministri i Brendshёm italian Angelino Alfano deklaroi, se do tёzhvillojё bisedime me Shqipёrinё. Synohet qё tё peshohen tё gjitha mundёsitё pёr tё penguar migracionin ilegal, deklaroi ai nё kuadёr tё takimit tё ministrave tё brendshёm tё BE-sё nё Bruksel.

Shqipёria qё ka kufij tё pёrbashkёt me Greqinё konsiderohet si njё vend i mundshёm tranziti prej nga refugjatёt mund tё pёrpiqen tё kalojnё pёrmes detit drejt Italisё ose pёrmes kufirit tokёsor nё drejtim tё veriut.