1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EU Minister Wirtschaft

20 Tetor 2010

Ministrat e Financave të BE ranë dakord të martën (19.10.) në Luksemburg për rregullimin e hedgefondeve shumë spekulative. Lëshimet e Gjermanise lidhur me sanksionet kundër mëkatarëve të deficitit hasën në kritikë.

https://p.dw.com/p/PiEh
Masa për stabilitetin e eurosFotografi: AP

Muzika nuk luhej në fakt në Luksemburg, por në Deauville të Francës, ku presidenti Nicolas Sarkozy takohej me kancelaren gjermane Angela Merkel. Dhe këtu Gjermania, e cila në fakt kërkonte të zbatonte një mekanizëm shumë të ashpër sanksionesh, iu përshtat shumë vijës së Francës. Në vend të dënimeve automatike kundër mëkatarëve të defiçititit shteteve do t'u mbetet tani një hapësirë politike, kur të jetë fjala për hapjen e proceduarve në rastet e zhvillimit të deficitit të tepruar.

Gjithsesi mundësia e sanksioneve zgjerohet. Komisionerit të BE për çështjet monetare Olli Rehn iu desh ta pranonte me mirësjellje, sepse edhe ai kishte kërkuar sanksione automatike. Pozitiv ai vlerësoi faktin se në të ardhmen krahas borxhit të ri do t'i kushtohet më shumë vemendje borxhit të përgjithshëm. „Mesatarisht në BE borxhi publik në dy tri vitet e fundit është rritur nga 60% në gati 90%. Në dy vjet u shuan përpjekjet për konsolidim të njëzet vjetëve."

Frankreich Deutschland Russland Merkel Sarkozy Deauville
Vendosin dy vendet e mëdha. Merkel dhe Sarkozy në DeauvilleFotografi: AP

Kritikë ndaj lëshimit të Gjermanisë lidhur me sanksionet për mëkatarët e deficitit

Hapur e shprehu zhgënjimin e tij ministri suedez i Financave Anders Borg. "Jam i çuditur, që ne nuk na öshtö dhönö disiplina buxhetore njëqindpërqindëshe të gjermanëve," tha ai tekstualisht. „Ne është dashur të shkojmë pak më tej."

Ndërsa Franca do të mbështesë qeverinë gjermane në planin e saj, që për ashpërsimin e mekanizmit të sanksioneve të mundësojë edhe modifikimin e marrëveshjeve. Në këtë mënyrë mund të pezullohen të drejtat e votimit të mëkatarëve kronikë të deficitit. Por ministri belg i Financave dhe kryetari i rradhës Didier Reynders është skeptik, në se kjo do të jetë e mundur.

„Modifikimet e marröveshjeve, psh pezullimi i së drejtës së votimit, ky do të ishte një ndryshim rrënjësor. Unë kam parë, që për dy vende të mëdha ka qenë e mundur të kërkojnë edhe më shumë, por do të shohim."

Qeveria britanike nuk do kalim të pushtetit në Bruksel

Qeveria britanike ka deklaruar ndërkohë se nuk do t'i miratojë në asnjë mënyrë modifikimet e marrëveshjeve, që do të thotë kalim i pushtetit në Bruksel. Megjithatë Britania e Madhe, meqenëse ndodhet jashtë eurozonës, nuk është direkt e prekur nga pakti i stabilitetit. Rezervat e britanikëve mund të eliminohen në rregullimin në mbarë BE të hedgefondeve shumë spekulative.

19.10.2010 made in germany london
Londra, qendër e emadhe financiare

Rregullimi i hedgefondeve "në interes të qytetarëve të BE"

Sekretari gjerman i Shtetit për Financat Jërg Asmussen, i cili zëvendësoi ministrin e sëmurë Wolfgang Schäuble, u shpreh i kënaqur: „Kjo rrugë do të çojë edhe në forcimin e mbrojtjes së investitorëve, sepse është në interes të çdo qytetari të BE që të dijë, se fondi i sigurimeve, apo i pensionit të tij investon në produkte të rregullta dhe të mbikqyrura mirë."

Deri tani në nivelin e BE nuk ka rregulla të njësuara për hedgefondet. Vlera e përgjithshme e tyre mendohet të jetë mbi 1000 miliardë euro.

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama