1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e jashtëm të Bashkimit evropian do të nënshkruajnë marrëveshjen e pranimit në BE të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007, por me rezerva

Kristofer Plas25 Prill 2005

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Bullgarinë dhe Rumaninë po afrohet. Në Luxemburg nënshkruhet ditën e sotme pranimi i këtyre dy vendeve në BE. Por para pranimit të tyre përfundimtar në familjen evropiane të dyja këto vende duhet të kalojnë edhe disa pengesa

https://p.dw.com/p/ArEd

Sot ka festë në Luxemburg. Për nënshkrimin e marrëveshjes së pranimit në Bashkimin Evropian të Bullgarisë dhe Rumanisë sot në Luxemburg do të vijë princi trashëgimtar, dhe presidentët e të dy vendeve, Bashkimi evropian me gardën e parë të presidentit të Këshillit evropian, Junker, si edhe një numër i konsiderueshëm Ministrash të Jashtëm të dy vendeve anëtare.
Me himne dhe bannket të posaçëm do të festohet rëndësia e momentit. Për Bullgarinë dhe Rumaninë një moment suksesi. Për evropianët lehtësim që të paktën të lehtësuar deri në pranimin e planifikuar më 1 janar 2007 ka akoma 21 muaj kohë.

Të dyja shtetet nuk janë të përgatitura për nga niveli i tyre që të hyjnë në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i marrëveshjes së pranimit në këtë moment shkakton tek shumë vetë në Bruksel një ndjesi jo të mirë. Si u shpreh edhe deputeti evropian i socialdemokratëve gjermanë, Klaus Hensh: "Me klauzolat për sigurinë e pranimit dhe shtyrjen, komisioni dhe Këshilli kryen një lloj betim. Në të vërtetë ne duhet t'i themi Po një anëtarësimi me paterica."

Në të vërtetë marrëveshjen sot evropianët e nënshkruajnë me mjaft rezerva. Të dyja shtetet janë këshilluar shprehimisht nga Bashkimi Ervopian të përforcojnë kursin e reformave. Bullgaria paraqet akoma deficite të mëdha në sistemin juridik. Ndërsa korrupsioni është akuza kryesore ndaj Rumanisë. Nga ana tjetër BE-ja ka rezerva, se edhe lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve nuk zhvillohet aq sa duhet.

Në rast se këto dy shtete nuk bëjnë përparime në këto aspekte të përmendura, atëherë do të shtyhet pranimi në BE- edhe me një vit tjetër. Komisari i zgjerimit të Bashkimit evropian, Olli Rehn paralajmëron: "Me të vërtetë duhet që Bullgaria dhe Rumania të çojnë përpara reformat kyçe. Këtë brenda 21 muajsh. Ato duhet t'i plotësojnë detyrimet e tyre plotësisht. Sahati po lëviz. Prej kësaj ditë, prej kësaj jave."

Këto shqetësime u tematizuan edhe në Parlamentin evropian, kur ky i fundit duhej të miratonte para dy javësh pranimin e tyre në BE. Në një aleancë të pazakontë, të gjelbrit dhe konservativët gjermanë synonin të shtynin procesin e miratimit. Në fund dhoma e parlamentit dha dritën e gjelbër më shumicë të dukshme. Me këtë sipas deputetit evropian të CDU-së, Elmar Brok u jepet një shans të dyja vendeve:
"është një ofertë pozitive nga ana jonë, por që tregon qartë se, nuk është koha që të mbështetesim shpinën në rehati, se çdo gjë mori fund."

Aktualisht në Gjermani, kanë shkaktuar shqetësim deklaratat e kryeministrit bavarez, Edmund Stojber për rrezikun e ardhjes së fuqisë së lirë punëtore nga vendet në fjalë, po qe se marrëveshjet nuk rishikohen. Kjo është gati e pamundur, por Unioni gjerman nga ana e tij i ka frenat në dorë, që në rast nevoje të mund të shtyjë pranimin në BE të Bullgarisë dhe Rumanisë.