1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e Jashtëm të BE duan reforma të shpejta në Ukrainë

Bernd Riegert16 Dhjetor 2014

Pala ukrainase këmbëngul për një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për të mbledhur para. BE-ja është në mëdyshje dhe këmbëngul për reforma.

https://p.dw.com/p/1E5Gf
Fotografi: AFP/Getty Images/E. Dunand

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan sot me homologun e tyre nga Ukraina Pavlo Klimkin mbi gjendjen ekonomike që është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për shkak të konfliktit me Rusinë. Kryeministri ukranias Arseniy Yatsenyuk, i cili kishte adhur për takimin e parë të këshillit të asociimit midis Ukrainës dhe BE-së në nivel ministror, tha se vendi kërcënohet nga paaftësia për të paguar. Sipas vlerësimeve ukraina ka nevojë vitin e ardhshëm për 15 miliardë euro përveç kredive tashmë të miratuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 16 miliardë dollarë.

Ukraina duhet të kufizojë korrupsionin

Pala ukrainase këmbëngul për një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për të mbledhur para. BE-ja është në mëdyshje. Nga 11 miliardë euro që BE-ja kishte premtuar në pranverë, janë lëvruar vetëm një pjesë e vogël. Evropianët janë të përfshirë në pagesën e faturave për furnizimet me gaz nga Rusia në Ukrainë. Ministri i Jashtëm Federal Frank-Walter Steinmeier bëri të qartë se nga BE-ja mund të ketë më shumë para vetëm kundrejt reformave drastike ekonomike në Ukrainë. Çdo ndihmë duhet shpjeguar dhe justifikuar. "Kjo mund të bëhet vetëm në qoftë se qeveria e Ukrainës përpiqet për të kryer reformat administrative në mënyrë që ne mund të jemi të sigurt se ndihmat arrijnë dhe nuk zhduken në kanale që ne nuk mund t'i vëzhgojmë", tha Steinmeier për gazetarët.

Frank-Walter Steinmeier
Frank-Walter SteinmeierFotografi: DW/B. Riegert

Ukraina duhet të rimëkëmbet ekonomikisht

Kompania më e rëndësishme shtetërore në Ukrainë, transportuesi i gazit "Naftogaz" ka shënuar këtë vit humbje prej 5.6 miliardë eurosh. Qeveria e Kievit e ka miratuar privatizimin e monopolist "Naftogaz", i cili nga njëra anë furnizon me gaz Ukrainën dhe nga ana tjetër mundëson transportimin e gazit rus për në Evropë. Prej Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim "Naftogaz" do të marrë një kredi prej 150 milionë euro për nevoja urgjente të modernizimit në tubacionet tranzit që kalojnë përmes Ukrainës. Marrëveshja e kredisë u nënshkrua në Bruksel të hënën. Kjo është pjesë e Marrëveshjes së Asociimit ndërmjet BE-së dhe Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, thotë që Ukraina duhet të ndërmarrë reforma ekonomike. "Nga ana tjetër, sigurisht varet edhe se sa Ukraina do të zhvillohet vetë, pavarësisht konfliktit në Ukrainë lindore. Sipas mendimit tim nevojitet një reformë kushtetuese. Reforma duhen në ekonomi, në mënyrë që Ukraina të jetë ekonomikisht e qëndrueshme. Dhe nevojitet edhe luftimi i korrupsionit. Të gjitha ato që do të bëjë qeveria e re, duhet të zbatohet tani. " - tha Sebastian Kurz.

Dimitri Medvedev
Dimitri MedvedevFotografi: picture-alliance/dpa

Kritikë nga Moska

Rusia e ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Marrëveshjen e Asocimit dhe Këshillin Asociimit, që po zhvillohet në Bruksel. Kryeministri rus Dimitri Medvedev shkroi në një artikull gazete se ish-marrëdhëniet e "vëllazërore" me Ukrainën do të ndërpriten. Rusia nuk do ta mbështesë më e ekonominë ukrainase dhe do të vendosë sanksione të reja. "Sinqerisht, ne jemi të lodhur," shkruan Medvedev. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në Berlin se BE-ja ndoshta nuk do të marrë vendim për sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë gjatë takimit në fund të javës. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u shpreh në Bruksel edhe për qetësim ushtarak në Ukrainë Lindore gjatë ditëve të fundit. "Por ne jemi ende larg qëllimit," tha Steinmeier.