1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri gjerman i ekonomisë në Bullgari dhe Rumani

Wolfgang Otto10 Mars 2004

Ministri gjerman i ekonomisë Wolfgang Klement (SPD) u kthye sot në Berlin nga një vizitë disaditore në Rumani dhe Bullgari. Në Rumani u nënshkruan disa kontrata për bashkepunimin ekonomik, në Bullgari ministri hapi një dhomë tregtie gjermane.

https://p.dw.com/p/Ar7F
Ministri gjerman i ekonomisë Wolfgang Clement
Ministri gjerman i ekonomisë Wolfgang ClementFotografi: AP

Edhe një minister ekonomie nuk mund të shpëtojë fare pa ceremoni jashtë shteti. E aq më pak kur ministri gjerman i ekonomisë, Wolfgang Klement, me marrjen e një urdheri kombetar në Rumani vihet në rangun e një oficeri të lartë. Por vizita treditore në Rumani dhe Bullgari kishte të bënte kryesisht me bisnesin. Dhe për këtë arsye ministri i ekonomisë nuk shkoi vetem.
"Ky ka qenë delegacioni me i madh dhe më cilësor, që mbaj mend unë të ketë qenë ndonjëherë në Evropën qëndrore dhe lindore. Dhe ne besojmë, se do të kthehemi me të vertete me rezultate të mira konkrete" thotë Klaus Mangold, kryetar i komisionit lindor të ekonomisë gjermane. Rezultate pozitive dhe konkrete pati psh për bashkësinë punuese elektroenergjitike gjermane, e cila do të modernizojë për 3 miliardë euro rrjetin e ngrohjes në Rumani. Siemensi do të modernizojë me ndertuesin e makinave Voith hidrocentralet për 360 milionë euro, Wintershall do të hapë rezervat e gazit.
Shumë firma të tjera të mëdha të ekonomisë gjermane kanë mbërritur me kohë në Ballkanin lindor. Nderkohë sipëmarrjet gjermane numërohen nder furnizuesit kryesorë me produkte dhe nder investitoret me të mëdhenj në të dy vendet. Dhe shenjat tregojnë rritje. 2007 Rumania dhe Bullgaria do të pranohen në BE. Deri atëherë të dy vendet do t´i hapin me shumë tregjet dhe do të privatizojnë ndermarrjet shteterore.
Klement është optimist pas vizitës.
"Ne jemi shumë të interesuar, që pranimi të realizohet. Ne ofrojmë gjithcka, që mund të vëmë në dispozicion, me qëllim që pranimi të bëhet në kohë dhe sinjalet dhe ajo që kemi parë këtu, dëshmon që edhe kjo do të arrihet."
P.sh. Rumania: Aty duhen privatizuar rrjetet e shperndarjes së gazit. Dhe ketu sipërmarrjet gjermane si Ruhrgas apo Wintershall duan të kenë së paku një shans të rregullt në një procedurë të rregullt konkurrimi. Një synim që Clementi e ka mbështetur, thotë anëtari i kryesisë së Ruhrgazit Fritz Gautier. "Po, Zoti minister Clement na ka ndihmuar shumë konkretisht në keto cështje dhe ka përfaqësuar interesat tona dhe kete e ka shprehur gjithnjë në bisedimet e tij."
Clement ka theksuar edhe ndarjen e ndihmave të BE për bujqësinë. Ketu një pjesë të porosive për prodhues makinash bujqësore do t´i marrin ndermarrjet gjermane, si firma Lempken nga Alten. Drejtuesi i saj Franz-Georg von Busse thotë: "Ai është angazhuar shumë për ta shtruar kete çeshtje për diskutim. Pastaj ne kemi dëgjuar se me ke mund të bisedojmë në ministrinë e bujqesisë, por edhe në ministrinë e ekonomisë, se atje si të thuash kerkesa kishte rënë në tokë pjellore."
Klement ndihmon ku të mundet. Por kjo nuk është me rëndësi vetem për arsye ekonomike.
"Kjo ka për ne rendesi politike, kulturore, por edhe në politikën e sigurisë ka rëndësi, që evropa Juglindore ketu të stabilizohet. Dhe të dyja vendet janë faktorë stabiliteti nga kendvështrimi ynë."
Dhe te tema siguri dhe stabilitet mbyllet rrethi. Sepse edhe për sigurinë e kufinjve të rinj të jashtem të BE në Bullgari dhe Rumani do të punojnë firmat gjermane të armatimit.