1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i jashtëm gjerman në Izrael

1 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/Bzv2

Në kuadër të turit në Lindjen e Mesme, ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank Valter Shtajnmajer (Walter Steinmeier) takohet sot me kryeministrin e Izraelit, Ehud Olmert dhe me presidentin palestinez, Mahmud Abaz. Shtajnamer do t´u shpjegojë të dy politikanëve planin e aksionit të BE-së të përpunuar prej tij për Lindjen e Mesme. Ky plan parashikon ndër të tjera ndihma të BE-së për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe krijimin e zonave të posaçme ekonomike. Gjithashtu parashikohet të përforcohet mbështetja për kualifikimin dhe pajisjen e policisë dhe drejtësisë.