1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110110 Westerwelle Jemen

11 Janar 2010

Si mund të ndihmojë qeveria gjermane për ta stabilizuar Jemenin dhe çfarë duhet bërë për të penguar që ky vend të kthehet në territor tërheqjeje për terroristët e El Kaidas?

https://p.dw.com/p/LQRZ
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle me ministrin e Jashtëm jemenit Abu Bakr al-Qirbi, para muralit të presidentit, Ali Abdullah SalehFotografi: AP

I varfër, i prapambetur dhe gjithnjë e më i rrezikshëm - gjendja në Jemen shqetëson ndërkohë edhe ministrin e jashtëm gjerman. Si gjithmonë në udhëtime në rajone problematike, vizita e tij u konfirmua zyrtarisht vetëm minutën e fundit. .bMë parë Westerwelle-ja u informua në bisedimet në Arabinë Saudite dhe në Katar, në dy shtetet më me influencë të rajonit, për Jemenin, për gjendjen në vend dhe për faktin se sa kuptim ka një vizitë e tij në këtë vend

Saudi-Arabien Deutschland Guido Westerwelle bei König Abdullah
Westerwelle tek mbreti i Arabisë Saudite Abdullah, në Riad, 9 janar 2010Fotografi: AP

Në Riad ai deklaroi se Gjermania kishte interes shumë të madh për një Jemen stabil, i cili nuk duhet të kthehet në rajon tërheqjeje për terroristët. Mungesa e stabilitetit e ushqen këtë. Para nisjes për në Jemen, Westerwelle-ja tha sërish:

"Po të ndërmarrësh tani në kohën e duhur politikisht iniciativat e duhura, të stabilizosh nga njëra anë, nga ana tjetër të krijosh edhe brenda Jemenit një qëndrim përkatës pritës, për atë që duhet të bëjë edhe qeveria jemenitase, atëherë ke ende shanse për t'ia kthyer rrugën këtij zhvillimi, ose për ta kthyer atë në një drejtim më të mirë se ai, që po vërejmë me shqetësim tani."

Jemeni është një nga vendet më të varfra të botës dhe prej një kohë të gjatë gjithnjë e më pak stabil. Ky vend kërcënon sipas ekspertëve të pësojë kolaps, është i copëtuar nga lufta civile në Veri, nga lëvizjet separatiste në jug, nga korrupsioni masiv dhe nga një skenë shumë aktive terroriste e El Kaidas. Atentatori nigerian, i cili u përpoq pa sukses në Krishtlindje të hedhë në erë një avion në fluturim në SHBA, besohet se është shkolluar nga El Kaida në Jemen. Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë celulën e atjeshme të rrjetit terrorist si njërën nga më të rrezikshmet në të gjithë botën.

Jemen Deutschland Guido Westerwelle in Sanaa Abubakr Abdallah Al Kirbi
Ministri i Jashtëm jemenit Abu Bakr al-Qirbi, shoqëron homologun e tij gjerman Guido Westerwelle, pas takimit me presidentin e Jemenit në Sana, 11 janar 2010.Fotografi: AP

Jemeni konsiderohet si atdheu i ri i brezit të dytë të Kaidas.

Në përgjithësi një përzierje gjithnjë e më shpërthyese. Por nëse Jemeni pëson kolaps, atëherë mund të vihet në rrezik edhe udhëtimi me anije përmes Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit, njëra nga rrugët kryesore të transportit të përbotshëm. Prandaj ministri i jashtëm gjerman mbështet përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e vendit:

"Ne jemi të hapur që të flasim për këtë temë edhe në kuadër të konferencës së Afganistanit në Londër. Vendimtare për ne është që institucionet shtetërore në Jemen të forcohen në një mënyrë të tillë, sa të jenë në gjendje të kujdesen për sigurinë, së bashku me veprime më efektive kundër kriminelëve dhe terroristëve."

Autor: Christoph Grabenheinrich/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica