1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i Jashtëm gjerman zemëron Netanjahun

25 Prill 2017

Një takim i planifikuar mes ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Izrael ka shkaktuar reagime. Por Gabrieli i quan takime të tilla normale në vizitat jashtë vendit.

https://p.dw.com/p/2bqeh
Israel Bundesaußenminister Sigmar Gabriel auf dem Flughafen in Tel Aviv
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Të martën (25.04) ministri i Jashtëm gjerman qëndron për bisedime në Ramallah për të ripërtërirë procein e paqes mes Izraelit dhe palestinëzeve. Krahas kësaj në program qëndron edhe një takim me përfaqësues të "shoqërisë civile". Mes pjesëmarrësve është edhe organizata "Thyerja e heshtjes", e cila shprehet mjaft kritike ndaj politikës izraelite të ngulimeve. Ajo bazohet në dëshmi të ushtarëve dhe rezervistëve në shërbimin e tyre në territoret palestineze. Raportimet janë anonime. Edhe në organizatë tjetër kritike ndaj gjendjes në territoret palestineze do të takohet me Gabrielin.

Netanjahu i zemëruar

Ky takim dukshëm e ka zemëruar kryeministrin izraalit Benjamin Netanjahu. Televizioni izraelit është shprehur se Netanjahu mendon të mos zhvillojë takimin e planifikuar me ministrin e Jashtëm gjerman. Ai me sa duket e ka vendosur Gabrielin para zgjedhjes - ose takim me aktivistët e të drejtave të njeriut ose me mua.

Në një bisedë në televizionin gjerman, ZDF, Gabriel u shpreh, se ai nuk e përfytyron dështimin e takimit me Netanjahun, kjo do të ishte për të ardhur keq. "Në vizitat tona jashtë është shumë normale që të kemi takime me përfaqësues të shoqërisë civile." Në asnjë vend të botës nuk merr një përshtypje të qartë për zhvillimet në vend, nëse zhvillon takime vetëm në zyrat e qeverive, ka thënë Gabriel.

Organizata që duam të takojmë "është shumë kritike ndaj politikës izraelite në marrëdhënien me palestinezët", ka theksuar Gabriel, duke shtuar se "kjo është një temë aktuale, për të cilën duhet të krijojmë opinionin tonë . Prandaj është normale për mua, që të bisedojmë me ta." Në shkurt kishte shkaktuar debat një takim i kryeministrit belg, Charles Michel me të dyja organizatat e lartpërmendura. Izraeli kishte porositur ambasadorin belg pas kësaj për të protestuar.