1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paqja në Lindjen e Mesme

Nina Werkhäuser18 Janar 2008

Vizita e parë në Berlin e ministrit të jashtëm sirian - Walid al Moallem ishte ftuar nga ministri i jashtëm Gjerman Steinmeier

https://p.dw.com/p/CuLn
Ministri Frank-Walter Steinmeier dhe kolegu i tij sirian Walid al Moallem pas konferencës së shtypit në Berlin, 17 janar 2008Fotografi: AP

Rezultati më i rëndësishëm i takimit ndërmjet ministrit të jashtëm sirian Walid al-Muallim dhe ministrit të jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, është se ky takim u zhvillua. Dhe pikërisht në Berlin, ku Walid al-Muallim nuk ka qenë asnjëherë. Në konferencën për Lindjen e Mesme në Annapolis të SHBA Steinmeier i bëri ftesën sirianit të moderuar, të cilin e kishte takuar shpeshherë në konferenca ndërkombëtare dhe në fund të 2006 për herë të parë në Damask. Sipas mendimit të Steinmeierit është më mirë, që të flasë me Sirinë në vend që të flasë për Sirinë edhe pse apelet janë kryesisht përmbajtja e bisedimeve. "Ato që bashkësia ndërkombëtare pret nga Siria, dhe kjo nuk është e re për ju, janë që Siria ta shfrytëzojë ndikimin, që ka ndoshta tek drejtimi i Hamasit jashtë shteti, për të penguar mundësisht ndikimet negative për procesin e vështirë të paqes ndërmjet Izraelit dhe Palestinës."

Al Mualim: Siria do paqe në Lindjen e Mesme, por jo me çdo kusht

Deutschland Syrien Außenminister Walid al Moallem in Berlin
Walid al Moallem në konferencën e shtypit në ministrinë e jashtme në BerlinFotografi: AP


Me këtë kërkesë ministri i jashtëm sirian u muar po aq pak sa edhe me dëshirën e Steinmeierit, që Siria të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës kushtetuese në Liban. Vendi i tij do ta njohë Libanin vetëm atëherë, kur të zgjidhet presidenti dhe në pushtet të jetë një qeveri, që kërkon marrëdhënie të mira me Sirinë, deklaroi Walid Al Mualim. Ai theksoi, se edhe Siria do paqe në Lindjen e Mesme, por jo me çdo kusht.

"Siguria në rajonin tonë është prioritet për ne. Por është edhe e qartë, se një pjesë e Sirisë është e pushtuar, pra lartësitë Golan. Prandaj procesi ishte paqes duhet të jetë një proces i ndershëm dhe gjithëpërfshirës. Atëherë Siria do të bëjë gjithcka për t´i dhënë atij një fund të mirë, si në linjën izraelito-palestineze ashtu edhe ndërmjet Sirisë dhe Izraelit."


Ministri i jashtëm sirian përshëndeti planet për një konferencë tjetër për Lindjen e Mesme në pranverë në Moskë. Edhe ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier sheh pas konferencës në annapolis shanse më të mëdha për një marrëveshjeje paqeje ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve se sa më parë: "Pas Annapolisit në procesin e Lindjes së Mesme ndodhemi në një fazë, të cilën e konsideroj vendimtare, për të cilin unë nuk kam thënë se konferenca vetë është një sukses, por është një situatë, në të cilën ne të gjithë shanset për të punuar me njëri-tjetrin për suksesin."


Si pozitive Steinmeier vleresoi faktin që presidenti Xhorxh Bush me udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme ka theksuar prezencën amerikane në rajon. Megjithatë procesi i bisedimeve edhe pas Annapolisit nuk ecën vetiu, por kërkon gatishmëri për kompromis në të gjitha palët.