1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mirëkuptim dhe pajtim

Christiane Hoffman30 Tetor 2005

Rindërtimi i kishës Frauenkirche në Dresden ka përfunduar

https://p.dw.com/p/Ar2R

Inagurimi festiv i katedralës së Dresdenit, Frauenkirche, këtë fundjavë javë shënon për këtë qytet mbarimin përfundimisht të periudhës së pasluftës. Qyteti në brigjet e Elbës dhe kisha e tij e famshme u shkatërruan nga bombardimet dy muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kohës së RDGj gërmadhat ishin monument përkujtimor. Rindërtimi në Gjermaninë e ribashkuar është financuar në dy të tretat nga dhurimet dhe jo vetëm nga gjermanë por edhe nga jashtë. Dresdenit i është rikthyer një nga simbolet e tij . Por rindërtimi i Frauenkirche është më shumë se përsosja e panoramës së mrekullueshme të Firences mbi lumin Elbë. Kisha ka kuptim të madh jo vetëm për qytetarët e Dresdenit të cilët gjithnjë kanë dëshmuar lidhje të forta me qytetin e tyre. Ajo është edhe një simbol i zhvillimit të njëkohshëm të vendit pas një ndarjeje të gjatë. Eshtë bërë edhe simbol për pajtimin mes popujve pasi ishin në rradhë të parë qytetarët që bënë thirrje për donacione dhe përsëri qytetarët që kontribuan me dy të tretat e fondit në financimin e rindërtimit. Ata dëshmuan kështu së çfarë është në gjendje të arrijë një shoqëri e fortë civile.

Në kohën e RDGJ kisha Frauenkirche interpretohej si monument kundër luftës dhe shkatërrimit, për këtë arsye gërmadhat nuk u prekën. Vendimi për të mos rindërtuar kishën evangjeliste, simbol të qytetërimit, nuk vinte vetëm nga mungesa e parave por edhe ajo e vullnetit politik. Kështu trysnia e qytetarëve të Dresdenit për rindërtimin e Frauenkirche pas ndryshimit të sistemit në vitit '80 ishte akoma më e madhe.

Rindërtimi u kthye në projektin më të njohur të ribashkimit të Gjermanisë dhe i afroi më shumë gjermanët e pjesës lindore dhe perëndimore pasi dhurimet erdhën në të njëjtën masë nga të dyja palët. U zhvillua një maratonë e fshehtë dhurimesh që për mëse 12 vjet siguroi financimin e rindërtimit. Përmes angazhimit të qytetarëve, artistëve, politikanëve, sipërmarrësve u bë i mundur realizimi i projektit. Mbajtësi i çmimit Nobel Gynter Blobel p.sh.pati thënë se i ishte mirënjohës qytetit në të cilin ishte rritur dhe dëshironte të shpërblente në një farë mënyrë komunitetin. Një qëndrim i cili do të ishte mirë të pasohej nga të tjerë.

Sot kisha e rindërtuar është kthyer para së gjithash në një simbol për pajtimin edhe për faktin se britanikët janë angazhuar shumë për rindëttimin e saj. Në fund të fundit ishin pikërisht bombat britanike shkatërruan qytetin dhe kishën në shkurt të vitit 1945. Fondi "Drsdner Trust" mblodhi rreth 1,5 milionë euro donacione në Mbretërinë e Bashkuar dhe kryqi i artë në majë të kishës u punua nga një britanik babai i të cilit kishe qenë njëri prej bombarduesve të Dresdenit në 1945. Fondacioni britanik nuk dëshiron ta lërë me kaq punën dhe përpiqet për kontakte afatgjata që duhet të realizohen në rradhë të parë përmes shkëmbimeve të rregullta të nxënësve. Ky është një pajtim që shkon shumë më thellë se pjekja miqësore e duarve të politikanëve.