1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Misioni ynë është përgatitja e specialistëve për çështjet evropiane. Intervistë me drejtoren e shkollës pasuniversitere të studimeve europiane, Prof. Dr. Nikoleta Mita

Ani Ruci9 Shkurt 2005

Universiteti i Tiranës është pjesë e një rrjeti studimesh pasuniversitare për çështjet europiane, që drejtohet nga Qendra e Studimeve për integrimin Europian, në Universitetin e Bonnit. Pas dy vitesh studentët e saj fitojnë titullin "Master" që mund t´u jetë i dobishëm për t´u punësuar në vend por edhe jashtë Shqipërisë. Shkolla e Tiranës ka hapur vende dhe pranon edhe aplikantë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Korespondentja jonë në Tirane, Ani Ruci, intervistoi drejtoren e kësaj shkolle, Prof. Dr. Nikoleta Mita

https://p.dw.com/p/ArFB

DW: Çfarë dijesh synon të japë shkolla pasuniversitare dyvjecare e studimeve europiane?

Përgjigje: Ne kemi si mision përgatitjen e specialistëve dhe studiuesve të çështjeve europiane; kontributin për të informuar dhe ndërgjegjesuar publikun për problemet e integrimit europian, kultivimin e vlerave europiane dhe asistencën për shoqërinë dhe qeverinë e Shqipërisë në procesin e integrimit të vendit në BE.
Shkolla ka filluar të funksionojë vitin e kaluar në baze të projektit TEMPUS të BE. Ajo është bërë anëtare e rrjetit të qendrave të studimeve europiane, rrjet që drejtohet nga Qendra e Studimeve të Integrimit Europian, në Universitetin e Bonnit, Gjermani,e cila asiston ne perzgjedhjen e kurrikulave tshkolles dhe në disa veprimtari që kemi organizuar në kuader të integrimit europian. Lektore nga Universiteti i Bonnit kane mbajtur ligjerata në shkollën tonë dhe jemi në një bashkëpunim të vazhdueshem me ta.

DW: Çfarë kriteresh keni për pranimin e studenteve në shkollën tuaj?

Përgjigje: Kemi mjaft kërkesa për t´i ndjekur këto studime. Për të marrë titullin master në shkollen tonë, pranojmë të diplomuar nga universitetet e vendit por edhe të huaja në degët e shkencave sociale, të drejtësisë, të historisë, filologjisë, gazetarisë. Një kriter tjetër është njohja dhe zoterimi i mire i gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera europiane, sepse një pjesë e mirë e leksioneve zhvillohen ne anglisht. Ndërkohë edhe literatura që përdoret është në 90% te saj ne gjuhe te huaja.

DW: Edhe gjermanisht? Çfarë marrëdhëniesh keni me Universitetin e Bonnit apo me shkollat simotra ne vendet te tjera te EJL që janë futur në procesin e integrimit europian?

Përgjigje: Qendra e Studimeve të Integrimit Europian në Universitetin e Bonit ka organizuar disa seminare me Shqipërinë dhe vendet e tjera të EJL për të formësuar programet mesimore. Kontributi i saj lidhet me dhënien e modeleve, që ne i kemi patur parasysh kur kemi ndertuar programin tonë. Lektorë nga ky universitet kane ardhur në shkollen tonë të Tiranes dhe kanë mbajtur ligjërata për çështje të ndryshme të integrimit europian.

DW: Si mund t´i aplikojnë njohuritë e tyre ata që fitojnë titullin"Master" në shkolln tuaj? A kanë shanse për t´i vënë në jetë apo përpjekja e tyre mbetet në kuadrin: një titull shkencor në CV -në e tyre?

Përgjigje: Jo, ka disa mundësi. Mund të punësohen prane administratës qendrore, ne Drejtoritë e Integrimit Europian ose ne projekte që qeveria e Tiranës po zhvillon dhe që synojne zgjidhjen e çeshtjeve te integrimit europian. Një mundsii tjeter është punësimi prane zyrave te institucioneve europiane ne Shqiperi, pasi mund te aplikojne dhe të përzgjidhen; mund te punojne pranë mediave elektronike dhe shtypit te shkruar pasi kualifikimi i tyre i ndihmon për të punuar ne redaksitë qe mbulojnë keto probleme. Kane dhe shanse për të aplikuar në institucione te ndryshme në vende të Europes.

DW: Mos doni te thoni se titulli "Master" qe ata fitojne nga studimet pasuniversitare ne Tirane ju njihet edhe ne vende te tjera te Europes?

Përgjigje: Po punojmë që të sigurojmë një akreditim nga një universitet europian. Për këtë duhet të permbushim disa standarte. Jemi duke e kryer këtë proces dhe shpresojmë që së shpejti ta arrijme akreditimin e shkollës nga univesiteti i Bonnit apo universitete dhe qendra te tjera të huaja.

DW: A mund të më përmendni, sipas rëndësisë, disa nga këto standarte?

Përgjigje: Së pari duhet të kemi një kurrikul, një plan mësimor, që duhet të perfshijë një rreth fushash që sigurojnë formimin në studime europiane. Ne këtë e kemi përmbushur. Së dyti: dokumentacioni pedagogjik duhet të jetë i shkruar sipas standarteve europian. Edhe këtë jemi duke e arritur. Së treti: pedagogët qe japin mesim duhet të kenë kualifikimin përkates. Këtë po e plotesojme permes lektoreve te huaj dhe pedagogëve tanë që jane me gradë dhe tituj të lartë - profesor, profesor i asociuar- por njëherazi shkolla duhet të plotësojë dhe disa kushte që kanë të bëjnë me infrastrukturën e saj, që i kemi plotësuar. Ka mbetur të vije nje ekip i huaj për të konstatuar ëse ne ç´nivel i kemi permbushur standartet qe te fitojme me pas njohjen zyrtare nga nje universitet europian.
Ndërkohë kemi nisur një bashkëpunim shume te frytshem me Ministrine e Integrimit Europian. Do të nënshkruajme një marrveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Jashtme dhe njëkohësisht po punojme për të krijuar nje rrjet te bashkepunëtoreve dhe qendrave te tjera simotra për të kordinuar veprimet dhe krijuar nje sinergji që t´i sherbejë me mirë përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë në Europë. Moment tjeter i rëndësishem është se shkolla po krijon bashkëpunim me universitet e rajonit që pritet të konkretizohet me një master të përbashkët me Maqedoninë . Por në shkollën tonë kemi hapur vende dhe pranojmë edhe studente edhe Kosova dhe Mali i Zi.