Mission Berlin 01 – Zgjim i keq

Misioni i Anës është që ta shpëtojë nga një fatkeqësi Gjermaninë. Ajo duhet të zgjidhë enigmën dhe të ruhet nga burrat e panjohur me motoçikleta. I mbeten 130 minuta kohë. Po çfarë i tërheq vëmendjen asaj fillimisht?

Ana zgjohet në Dhomën 14 të një hoteli gjerman. Një komisar policie ndodhet rrugës për në dhomën e saj. Komisar Oguri prezantohet dhe deklaron se në Dhomën 40 kanë vrarë një klient të hotelit. Në pasqyrën e banjës ai gjen një mesazh misterioz: "In der Teilung liegt die Lösung; folge der Musik". Ana shkon me komisarin në hollin e hotelit, për t'ju përgjigjur disa pyetjeve të tij, por çfarë kuptimi kanë lajmi misterioz dhe kutia e vjetër muzikore e prishur, që ka gjetur Ana në dhomën e saj?

Na ndiqni!