1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Modeli i Bundestagut gjerman me dy dhoma – alternativë edhe për Parlamentin e Shqipërisë

Ani Ruci2 Prill 2007

Alternativa e nje Parlamenti me dy dhoma ridel ne skene, e publikuar nga vete kryeminisatri Sali Berisha dhe lider i maxhorances se djathte parlamentare

https://p.dw.com/p/ArWw
Parlamenti shqiptar
Parlamenti shqiptarFotografi: AP Photo
Ideja per te ndryshuar strukturen nje dhomeshe te Parlamentit aktual te Shqiperise nuk eshte e re. Ate e pat hedhur vitin e kaluar politikani i njohur i republikaneve, Sabri Godo. Ne perpjekjet e tij per te miratuar nje ligj pronasht sa me prane interesave te pronareve te ligjshem dhe sa me larg parimit leninist “Toka i takon atij qe e punon“, ai pat kerkuar ndryshime ne Kushtetute, qe do ti hapnin udhen modelit te nje Republike parlamentare me dhomen e ulet te deputeteve dhe dhomen e larte ose ndryshe ate te Senatit. Propozimi i tij kishte patur ne themel krijimin e nje strukture parlamentare qe mund te arrinte me lehte konsensusin e desheruar per ndryshime ne ligj ne favor te pronareve tec vjeter. Por propozimi i tij nuk gjeti mbeshtetje. Ligji i pronave u miratua me nje kompromis te pakenaqshem per pronaret e ligjshem qe edhe sot e kesaj dite vazhdojne luften e tyrwe ne Gjykaten Europiane per te Drejtave te Njeriut ne Strazburg. Tani alternativa e nje Parlamenti me dy dhoma ridel ne skene, e publikuar nga vete kryeminisatri Sali Berisha dhe lider i maxhorances se djathte parlamentare ne nje kontekst tjeter. Nje Parlament me dy dhoma vleresohet nga Berisha si nje strukture qe krijon shanse me te medha per konsensusin maxhorance - opozite te domosdoshem per te kryer reformen zgjedhore. Kjo reforme, vleresohet prioritare dhe angazhim numer 1 i Parlamentit ne raport me detyrimet qe Shqiperia ka ndaj BE dhe NATO-s per progres te integrimit euro- atlantik, yllit polar te cdo qeverie te Tiranes.. Kryeministri Sali Berisha tha te henen se „ Shqiperise i duhet nje reforme kushtetuese reale dhe ne kete kontekst jam plotesisht ne krijimit te nje Parlamenti me dy dhoma, ate te deputeteve dhe te senatit.Reforma Kushtetuese, vijoi ai, eshte nje domosdoshmeri“. Ideja e sapo bere publike te henen ne Tirane, nuk ka ngjallur reagim negative tek opozita e majte. Edhe ajo e ka vendosr reformen zgjedhore dhe bashkepunimin me maxhorancen parlamentare ne krye te axhendes politike. Moskundershtimi i saj duket se mbeshtet aresyetimin e kryeminiastrit Berisha: nje Parlament me dy dhoma rrrit shanset per arritjen e konsensusit me maxhorancen, i munguar deri tani. Nj ekonflikt i gjate, kokeforte per modalitetet e kryerjes se reformes zgjedhore e beri te pamunsdur realizimin e saj per me teper se nje vit e gjysem duke i bere te pavlefshme sugjerimet e BE per te zevendesuar konfliktimn me bashkepunim dher kompromis, sugjerime qe jane sahndrruar tani ne mesazhe te artikuluara per vonesa ne proceset integruese europiane. Shqiperia eshte Republike Parlamentare nje dhomeshe me 140 deputete, qe zgjidhen cdo 4 vjet:. 100 prej tyre drejpersedrejti nga populli kurse 40 nga lista shume emerore e partise apo koalicionit partiak,te djathte ose te majte. Ndryshimet kushtetuese per realizimin e idese se nje kalimi te mundshem ne sistemin e Parlamentit te Shqiperise me dhomen e deputeteve dhe ate te Senatit presupozon edhe reduktimin e numrit aktual, 140 te deputeteve. Gjermani eshte Federata me e madhe ne Europe qe Parlamentin, te njohur si Bundestag e ka me dy dhoma: Bundesrat-in dhomen e ulet dhe Bundestag- un dhomen e larte. Parlamenti i Anglise eshte gjithashtu me sistemin dydhomesh: ate te komunave dhe te lordeve pa lene ketu pa permendur edhe Partlamentin italian me dhomen e deputeteve dhe ate te Senatit, sa per te listuar modelet parlamentare te disa prej vendeve te zhvilluara te BE.