1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Morri fund kriza qeveritare në Kiev?

Horst Kläuser9 Dhjetor 2004

Surprizë në Kiev: Shumica e deputetëve të parlamentit ukrainas votuan të mërkurën për reformime të reja kushtetuese. A u mbyll kjo krizë më në fund?

https://p.dw.com/p/Aqua
Juçeçenko apo Janukoviç: Kush do to jetë presidenti i ardhshëm i Ukrainës?
Juçeçenko apo Janukoviç: Kush do to jetë presidenti i ardhshëm i Ukrainës?Fotografi: dpa

Do të donim t´u besonim gazetave me krytitujt e tyre: "Kriza shtetërore në Ukrainë morri fund". Njerëzit nëpër rrugët plot dëborë, që protestojnë në mënyrë paqësore për liri dhe demokraci, e meritojnë një zgjidhje sa më të shpejtë. Por kush mund t´u ketë më besë politikanëve që fallsifikojnë në mënyrë pothuajse publike zgjedhje presidenciale dhe që shkelin me këmbë çdo princip demokratik?

Leonid Kuçma nuk do të tërhiqet nga posti i tij. Ndonëse brenda javëve të ardhshme Kuçma do të largohet nga pallati i presidentit, ai do të vazhdojë të ketë shumë fuqi. Ndryshimi i kushtetutës në Ukrainë është padyshim një hap pozitiv, por ky ndryshim do të ndodhë pikërisht në momentin që autokrati Kuçma do të largohet nga posti i tij për t´ja dorëzuar atë liberal demokratit Juçeçenko.

Por parlamenti mbetet ai që ka qënë dhe shumica e deputetëve vijnë nga rradhët e Janukoviçit, që manipuloi zgjedhjet presidenciale. Prandaj Juçeçenko nuk e pranoi ndryshimin në kushtetutë. Por së fundi ai nuk pati asnjë alternativë tjetër, përveç se të pranonte vendimet e marra nga parlamenti ukrainas.

Lëvizja demokratike në Ukrainë e shqetëson qeverinë ruse. Një revolucion paqësor në një vend që influencohet kaq shumë nga Rusia, është një shuplakë në fytyrë për këtë qeveri. Kremlini ka frikë nga njerëz të gëzuar, që këndojnë nëpër rrugë dhe që kërkojnë liri. Kremlini ka frikë nga televizionet që transmetojnë të vërtetën. Cfarë mund të ndodhë nëse virusi i ri i lirisë do të përhapet nga Ukraina deri në Rusi?

Nuk ka mënyrë tjetër se si mund të shpjegohet sjellja e çuditshme e presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të parlamentit rus Boris Grislov, i cili veproi si ndërmjetësues gjatë konflikit të zgjedhjeve. Ata folën mbi luftën e ftohtë, mbi kolonitë dhe mbi kryenigrtije dhe përçarje. Mbetet vetëm të shpresojmë se këta dy politikanë do të jenë aq të mençur sa të mos t´i kthejnë fjalët e tyre në vepra.

Rusia ka ende miq në Ukrainë. Në qeverinë ukrainase ka ende politikanë të së kaluarës, të cilët janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Por lëvzija paqësore për demokraci ka nevojë për energji dhe frymë të re nga Perëndimi. Dhe më shumë vëmendje nga Brukseli dhe Berlini.