1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Moska relativizon deklaratat e presidentit Putin

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqll

Heiligendamm: Në zënkat mbi sistemin e planifikuar amerikan të mbrojtjes raketore në Evropë një zëdhënës i qeverisë ruse relativizoi kërcënimet e fundit të presidentit Putin kundër Evropës. Deklarata e Putinit se raketat ruse është e mundur të drejtohen sërish ndaj objektivave në Evropë është hipotetike. Rusia nuk angazhohet për konfrontime dhe nuk dëshiron një luftë re të ftohtë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov në Heiligendamm.