1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Malit të Zi në prag të regjistrimit të popullsisë

21 Mars 2011

Qeveria e Malit të Zi reagoi ashpër dhe i dërgoi notë proteste Qeverisë së Serbisë me rastin e qëndrimeve, që po mban ajo dhe fushatës, që po bën në prag të regjistrimit të popullsisë.

https://p.dw.com/p/10dur
Flamuri malazez para monumentit të Petar I Petrovic Njegos.Fotografi: AP

Beogradi thotë se sërbet dhe malazezët jane një popull dhe të njejtët mohojnë gjuhën malazeze dhe kishën Autoqefale. Kësaj fushate po i paraprin Mitropoliti i Kishës Serbe Ortodokse Amfillohije.

Montenegro Kirche Bischof Amfilohije
Mitropoliti i kishës Ortodokse Serbe AmfillohijeFotografi: picture alliance / dpa

Qarqe të caktuara të Beogradit gjithnjë e me shumë janë duke mohuar gjuhën, kombin dhe autonomine e kishës ortodokse malazeze. Kjo gjë ndodh në prag të regjistrimit të popullsise në Mal të Zi, ku qytetarët duhet të deklarohen edhe për përkatësinë e tyre nacionale dhe fetare.

Partitë opozitare pro sërbe e përshendesin këtë strategji të Qeverisë së Beogradit e veçmas pjesën, që ka të bejë me serbet si popull shtetformues ne Mal të Zi .

Gjuha dhe kisha malazeze vihen në diskutim nga Serbia

Goran Daniloviq nga Partia e re Demokratike Serbe :“Nëse dikush publikikisht tenton të kujdeset per sërbët në rajon, nuk do të thotë se synim ka cënimin e rendit kushtetues të Malit të Zi. Problemi qëndron në faktin se në Mal të Zi ka shumë serbë, andaj dikush frikësohet se pala tjetër do ti bëjë për vete, nëse tregon kuijdes për ta ."

Nga ana tjetër Miodrag Vukoviq funksionar i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve ne pushtet thotë se kjo gjë shikuar ne aspektin politik dhe juridik është: “Ky është sulm direkt ndaj rendit kushtetues të një shteti sovran, në ç'gjë fuqimisht duhet të reagojmë. Ata e dinë mirë se këtu s'mund asgjë të bejnë“, thotë Vukoviq .

Milan Rocen Außenminister der Republik Montenegro
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan RocenFotografi: AP

Misionin e qarqeve të caktuara serbe ne Mal të Zi po e zbaton edhe Mitropoliti i kishës Ortodokse Serbe Amfillohije .

Shefi i diplomacies malazeze Millan Rocen thotë se: “Ky është një pranim i hapur, që duhet të vazhdohet me financimin dhe kujdesin monasticizmit dhe klerit për shkak të misionit të tyre shpirtëror në funksion të ruajtjes së identitetit nacional. Kisha Ortodokse serbe në këtë dokument trajtohet si subjekt politik, i cili financohet nga buxheti i Serbise", thotë Rocen .

Tentimi i përzierjes së Serbisë në prag të regjistrimit të popullsise në Mal të Zi lidhet edhe me hapjen e konsullatës Serbe ne Herceg Novi. Kryeparlamentari Ranko Krivokapic thotë se një aktivitet i tillë ka një prapavi politike. Këtë e dëshmon dhe fakti i hapjes se konsullatës Serbe, pa u përfunduar ne tërësi godina e saj.

Autor: Vera Katana

Redaktoi: Angjelina Verbica