1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Musharaf bën betimin për një mandat tjetër në postin e presidentit

29 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CUUU
Sot, një ditë pas dorëheqjes nga posti i shefit të ushtrisë, presidenti pakistanez, Pervez Musharaf, ka bërë betimin për të mbajtur këtë post edhe për një mandat tjetër. Me këtë ai i jep fund sundimit të tij ushtarak prej tetë vjetësh, në shtetin e njohur si fuqi atomike në Azinë jugore. Me dorëheqjen e tij si komandant suprem i forcave ushtarake, Musharaf hodhi një hap të rëndësishëm duke ju përgjigjur kështu edhe kërkesës së opozitës dhe presionit ndërkombëtar. Një tjetër kërkesë është edhe heqja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, të cilën Musharaf e vendosi më 3 nëntor. Në fillim të janarit, Pakistani do të zgjedhë parlamentin e ri.