1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Musharaf jep dorëheqjen nga posti i Komandantit suprem

27 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CTac

Presidenti pakistanez, Pervez Musharaf, të mërkurën do të japë dorëheqjen nga posti i Komandantit suprem të forcave ushtarake , një ditë para betimit të tij për një mandat të dytë në postin e presidentit. Ky lajm u bë i ditur nga nga një zedhënës i Musharafit dhe përfaqësues të rangut të lartë të drejtësisë dhe të ushtrisë. SHBA-të e përshëndetën njoftimin për tërheqjen e Musharafit nga ky post dhe kërkuan edhe një herë shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend. Politikanë të opozitës, Benazir Bhutto dhe Navaz Sharif, për këtë arsye paraqitën kandidaturat e tyre për zgjedhjet parlamentare në janar. Musharaf më 3 nëntor shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Pakistan.