1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më në fund në Berlin: Pompeo takohet me Maas dhe Merkel

31 Maj 2019

Në fillim të majit ministri i Jashtëm i SHBA-së papritur e anuloi vizitën e planifikuar në Berlin. Tani ai po e rikuperon këtë. Sidoqoftë nuk duket të ketë përparim në raportet e ftohura mes SHBA dhe Gjermaninë.

https://p.dw.com/p/3JZzE
Berlin US Außenminister Pompeo bei Maas
Fotografi: Imago Images/photothek

Irani, Siria, Rusia, Kina dhe Afganistani - ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas dhe homologu i tij nga SHBA-ja Mike Pompeo kanë shumë tema bisedimesh të premten (31.05) në Berlin. Por problemi që ata kanë është mungesa e kohës: Vetëm një orë është takimi, ku ata duhet t'u kushtohen shumë krizave dhe vatrave të konfliktit në botë.  E njëjta gjë vlen edhe për takimin pasues me kancelaren Angela Merkel. Plot 45 minuta janë rezervuar për këtë. Vërtetë pak në sfondin e tensioneve të vazhdueshme në raportet transatalntike mes Gjermanisë dhe SHBA-së.

Por me gjasë Maas dhe Merkel janë të kënaqur që mysafiri i tyre ka ardhur tashmë. Fillimisht bisedimet duhej të ishin zhvilluar më 7 maj. Pompeo preferoi megjithatë ta ndryshojë papritur agjendën duke shkuar në Irak. Tema e rëndësishme atje si edhe tani në Berlin ishte Irani. Së fundi Teherani deklaroi, se  nuk e ndjen më veten të detyruar ndaj marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore. Presidenti i SHBA-së Donald Trump e anuloi në mënyrë të njëanshme marrëveshjen më 2018.

Qeveria gjermane shpreson në zgjidhjen e grindjes atomike me Iranin

Heiko Maas do patjetër ta shpëtojë akordin bërthamor me Iranin. Ai edhe një herë paraqiti argumentat, se "përse nga këndvështrimi europian ruajtja e marrëveshjes bërthamore rrit sigurinë ndërkombëtare". Nuk është sekret, që në këtë drejtim ka pikëpamje të ndrsyshme.  "Ne e kemi të qartë, që objektivat tona kanë mbetur të njëjtat", thekson ministri i Jashtëm gjerman. Ai shpreson, që t'i dilet mbanë, që këto objektiva të realitzozohen bashakrisht.

Megjtihatë mysafiri nuk i dha shumë shpresë atij. Pompeo thekson kursin e SHBA-së për sanskione më të ashpra kundër Iranit. Ndërkaq lejohen edehe më tej furnizimet me ndihma humanitare. Çështjen nëse Gjermania mund të ndërmjetësoje në grindjen atomike mes SHBA-së dhe Iranit,  Pompeo  e la pa përgjigje. Ai iu referua karakterit "privat" të bisedimeve me Maas, të cilin në konferencën e shtypit e përmendi vetëm me emrë "Heiko".  Por format e çlirëta në komunikim (kryediploamti gjerman iu drejtua atij me "Lieber Mike!") nuk mund ta fshehin, se lidhur me Iranin ata të dy nuk kanë arritur t'i unifikojnë qendrimet.

Sanksionet për shkak të "Nordstream 2" të mundshme

Edhe lidhur me të tjera çështje të debatueshme duket se nuk ka mirëkuptim. E kjo mund të ketë pasoja ekonomike për Gjermaninë. Pompeo e la të hapur, nëse sipërmarrjet gjermane, që marrin pjesë në linjën gazsjellëse ruse Nordstream 2, duhet të llogarisin me sanskione nga  SHBA. "Ne asnjëherë nuk i diskutojmë sanskionet përpara se t'i aplikojmë ato", ishte përgjigja me hsumëm kuptime.

Maas nga ana e tij e la në paqartësi mysafirin, lidhur me vazhdimin e angazhimit të avionëve zbulues gjermanë të tipit "Tornado". Këta avionë ndihmojnë në zbulim koalicionin e drejtuar nga SHBA kundër Shtetit Islamik (IS). Ky tip avioni ka edhe opsionin e furnizimit nga ajri me karburant të avionëve luftarakë të koalicionit në Siri. Mandati për këtë mision duhet të vendosetnga Bundestag-u (parlamenti) në tetor.

Deutschland Bundeskanzlerin Merkel und der US Außenminister Pompeo
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Edhe më pak ka informacione publike lidhur me përmbajtjen e bisedimeve mes Pompeos dhe kancelares. Merkel para takimit me ministrin  eJashtëm të SHBA përqërisit një fjali të d´përdorur shpesh prej saj kohët e fundit: "SHBA janë dhe mbeten partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës." Pompeo, siç bëhet e ditur nga ana e tij, "gëzohet" për takimin me Merkel. Me ministrin e Jashtëm, sipas tij, ka pasur "bisedime të mira".

Se si janë realisht raportet transatlantike dhe çfarë roli mund të luajë Gjermania në konfliktin Iran-SHBA, për këtë janë shprehur të tjerët më parë. "Ne duam të ndikojmë për çtensionim", tha koordinatori i qeveris ëgjermane për marrëdhëniet transatlantike Peter Beyer në televizionin ARD: Edhe kryetari i komisionit për punë të jashtme në Budestag, Norbert Röttgen, e konsideron të domosdoshme që të vazhdojnë bisediemt me SHBA. Sipas tij ka dallime thelbësore në politikën e jashtme gjermane dhe atë të SHBA-së, veçanërisht sa i përket Lindjes së Mesme, i tha ai medias Südwestrundfunk.

Sipa vlerësimit të Röttgen SHBA nuk do luftë në Gjirin Persik. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, argumenton ai, nuk është "njeri që lufton, por një dealmaker i madh", i cili në radhë të parë do të kujdeset për politikën e brendëshme. Në këtë linjë shkon edhe insistimi i tij që Gjermania të kontribuojë më shumë brenda aleancës mbrojtëse, Nato.

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore