1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Australi votohet për zgjedhjen e një parlamenti të ri

24 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CSeR

Në Australi qytetarët janë thirrur sot të votojnë për zgjedhjen e një parlamenti të ri. Për rreth 14 milionë qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrja në votim është obligative. Sipas anketave të fundit pritet që Partia Liberale e kryeministrit konservator dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Haurd të pësoj humbje në këto zgjedhje. Mendohet që gjasat më të mira për fitimin e zgjedhjeve i ka Partia Laburiste në opozitë e diplomatit 50 vjeçar Kevin Rud. Ai ka paralajmëruar se në rast të fitores do të tërheq forcat australiane nga Iraku dhe do të ratifikoj Protokolin e Kiotos për mbrojtjen e ambientit.