1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Birmani qetësohen gjakrat

9 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5q6

Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi, e cila për 18 vjet me radhë u mbajt nën arrest shtëpiak, ka shprehur gatishmëri për bisedime me përfaqësuesit e juntës ushtarake. Bartësja e çmimit Nobel për paqë tha se me qeverinë do të bashkëpunojë në interesin e popullit. Suu Kyi është takuar më parë me të dërguarin special të OKB, Ibrahim Gambari, në një objekt qeveritar. Për sot është planifikuar takimi i saj me ministrin e punës, të cilin junta e ka shpallur si person për lidhje me opozitën. Su Kyi është lejuar që për herë të parë pas tre vjetësh të bisedojë edhe me përfaqësuesit e partisë së saj, Liga kombëtare për demokraci.