1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në dëm të dialogut me bashkësinë myslimane! Në Londër pakicat etnike do të kontrollohen më shpesh

Alfred Schmitt3 Gusht 2005

Njoftimi i policisë britanike se pjesëtarë te pakicave do të kontrollohen më shpesh, ka shkaktuar zemrërimin e të rinjve myslimanë në Londër. Mediat britanike bëjnë të ditur, se ata ndjehen pa të drejtë të vënë pnë shënjestër të policisë. Para së gjithash pas vrasjes së brazilianit, Zhan Çarls de Menezes, i cili qëllua gabimisht nga policia si terrorist, shumë pjesëtarë të pakicave etnike në Londër ndjehen të pasigurtë

https://p.dw.com/p/ArDh
Policët kontrollojnë një pasagjer në stacionin e trenit në Londër
Policët kontrollojnë një pasagjer në stacionin e trenit në LondërFotografi: AP

Jelekët me shirita neoni të forcave britanike të sigurisë i sheh përditë në çdo cep të Londrës. Në mënyrë të dukshme ata mbajnë edhe pistoleta automatike, me gishtin drejt e në këmbëz. Në stacionet e metrosë si edhe brenda qytetit shpesh ka kontrolle policore. Mjaft vetë e kundërshtojnë pikëpamjen e shefit të policisë së metrosë dhe autobuzit në Londër, Jan Johnston, i cili u shpreh, sepse të harxhojmë kohën duke kontrolluar zonjat e moshuara me lëkurë të bardhë. Tanimë pakicat etnike do të vëzhgohen në mënyrë të përqëndruar. Madje edhe sekretarja e shtetit e Ministrisë së brendshme britanike është në anën e Jan Johnstonit.

Abdal Ullah nga policia Londrës Metropolitan, e cilëson nja masë të tillë si një sinjal të gabuar:

"Udhëzime të tilla të gjitha mund t'i kenë por vetëm efekt ndihmës nuk kanë. Pikërisht në këtë situatë, kur ne përpiqemi në të gjithë vendin që të negociojmë me myslimanët në vend. Aq më tepër të rinjtë. Prej 11 shtatorit ata kontrollohen tre herë më shumë se sa të tjerët. Masa të tilla nuk e çojnë përpara dialogun me bashkësinë myslimane"

Kush dëgjon nëpër rrugë, se çfarë thonë myslimanët në pjesën East End të Londrës, kupton se reagimet janë nga më të ndryshmet:

"Po qe se këtu kontrollohen më shumë afrikanët atëherë do të kishte probleme, sepse në këtë zonë të Londrës jetojnë më shumë bengaleze dhe somalezë, që do të thotë se këtu do të kontrollohej secili.

Një aziatik thotë: "Unë nuk e kuptoj, pse policia kontrollon edhe aziatikët, ne nuk kemi të bëjmë fare me myslimanët ekstremistë.

Një londinez tjetër shprehet:
"Mendoj se kjo është një gjë e mirë. Ku i dihet se kush po përgatit bomba këtu. Ata le të vazhdojnë të kontrollojnë.

Policia e autoritetit të transportit londinez kërkon të tregojë, se ajo e merr seriozisht frikën e popullatës. Arrestimet e ditëve të fundit kanë sjellë pak siguri, por mesazhi i autoriteteve në të vërtetë është: Ne do të mbesim vigjilentë. Por shumë vetë dyshojnë nëse janë të arsyeshme masat e kontrollit ndaj pakicave etnike në Londër: Një grua angleze thotë:
"Ka njerëz që fajësohen pa arsye. Si do të ndëtojnë njerëzit kështu besimin tek autoritetet tona: Natyrisht policia ndodhet nën një presion të madh, këtë unë e kuptoj, por megjithatë ky nuk është një zhvillim pozitiv.

Një burrë që lexon gazetën në Hyde Park, thotë se sigurisht është mirë të jesh vigjilent, por duhet te dish edhe për pasojat e këytre kontrolleve.
"Pra nëse nesër një iranian kryen një akt vetvrases, si do t'a dallojnë ata atë më parë të lutem shumë? Disa nga ata thjesht zgjedhin një afrikan për të kontrolluar, unë jam vetë i tillë, dhe e kam përjetuar më parë, kur ne afrikanët kontrolloheshim për drogë. Të shpresojmë tani se nuk do të ndodhë kështu. Përndryshe njerëzit do të zemërohen me autoritetet."

Arrestimet e këtyre ditëve së paku sollën ndjenjën e lehtësimit tek londinezët. Gazetat shkruan: "Ja, tani i kapëm ata". Ndoshta për këtë herë, Po.