1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në federatë askush nuk e do një koalicion mes të gjelbërve dhe të zinjve!

LA17 Prill 2008

Në Gjermani u vulos të enjten kontrata e koalicionit të parë në shkallë landi në Hamburg, ai mes CDU-së dhe partisë së gjelbërt. Gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje këtij fenomeni të ri të politikës në Gjermani.

https://p.dw.com/p/Djxt
Pamje simbolike e koalicionit

Pritet vetëm që koalicioni me ngjyrat politike të gjelbër-të zinj të miratohet edhe nga baza. Disa media gjermane e shohin këtë hibrid të ri politik edhe si një sinjal për koalicion të mundshëm në shkallë federate, disa të tjera e kundërshtojnë një gjë të tillë.

"Shtuttgarter Zeitung": Projekti pilot në Hamburg do të hedhë rrezet e tij edhe në shkallë federate, e do të tregojë pra se çfarë është e mundshme. Edhe partitë e tjera do të duhet të lëvizin me qëllim që të fitojnë hapësira të veprimit politik. Sepse të mos harrojmë: koalicioni në Hamburg është një reagim ndaj fuqizimit të partisë së majtë në Gjermani."

"Kölnische Rundschau" i kushton vëmendje faktorëve që ofrojnë dy koalicionistët e rinj:

"Të gjelbërve iu desh të përtypnin shumë të kumbulla të hidhura për të bërë të mundur koalicionin e parë mes kristtiandemokratëve dhe të gjelbërve në shkallë landi... Aleanca duhet të jetë një temë kardinale për strategët e të gjelbërve...Nga ana taktike dhe e përmbajtjes ajo është e arsyetuar. Dobësia kronike e partisë socialdemokrate i bën gjithnjë e më të paarritshme koalicionet mes të gjelbërve dhe të kuqve. Dhe zgjedhësit e të gjelbërve janë zgjedhës të shkolluar... që duan të jetojnë në harmoni me ammbientin, që janë për një ekonomi të qëndrueshme dhe përkrahin një politikë financiare, e cila u lejon fëmijëve të tyre të kenë hapësirë për lojrat. Kjo i afron automatikisht të gjelbrit me Unionin kristiandemokrat. Por vini re: Në federatë askush nuk e do një koalicion mes të gjelbërve dhe të zinjve."