1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Francë përkujtohet nëpërmjet ceremonive të përbashkëta francezo-amerikane 60 vjeotri i D-Day

6 Qershor 2004

Dita e zbarkimit të forcave aleate në Normandi në luftën e Dytë Botërore i hapi rrugën fitores ndaj Gjermanisë naziste. Për herë të parë në një ceremoni të tillë është i ftuar edhe një klancelar gjerman. Me këtë rast kancelari gjerman Gerhard Schrëder theksoi rëndësinë e SHBA-ve për Gjermaninë.

https://p.dw.com/p/ArH9
Bush & Shirak duke vizituar varrezën e d-day në Normandi
Bush & Shirak duke vizituar varrezën e d-day në NormandiFotografi: AP

Me ceremoninë që zhvillohet në Arromanches të Francës festimet për 60-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi arrijnë sot pikën e tyre kulmore. Në ceremonitë përkujtimore për të ashtuquajturën "d-day" merr pjesë edhe kancelari gjerman Shrëder Kjo është hera e parë që një kancelar gjerman merr pjesë në një ceremoni të tillë. Ndër 15.000 të ftuarit e presidentit francez Zhak Shirak janë edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush, mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta e II, kryeministri britanik Toni Bler dhe presidenti rus Vladimir Putin. Me këtë rast kancelari gjerman Gerhard Schrëder theksoi rëndësinë e SHBA-ve për Gjermaninë. Ushtarët amerikanë dhanë jetën e tyre për ta çliruar Gjermaninë dhe Evropën prej diktaturës hitleriane, -tha kancelari.

Presidenti francez Zhak Shirak në një fjalim patetik në ceremoninë qendrore për d-day tha, "se dua t´ju shpreh amerikanëve ndenjta tona më të përzemërta. Sakrificat e tyre kanë kontribuuar pë rclirimin jo vetëm të Francës, por të të gjithë Evropës." Në të njëjtën linjë u shpreh edhe presidenti Xhorxh Bush, i cili ndryshe nga Shirak u qëndroi larg notave patetike duke iu folur më shumë zemrave të veteranëve të pranishëm në ceremoninë përkujtimore. Ndër të tjera Bush tha: "se mësimi më i paharueshëm i d-day është që sakrifica duhet të lindë gjithmonë në përpjekje dhe në mbrojtje të lirisë."

Historiku i d-day

Kanë kaluar 60 vjet që nga D-Day - dita e zbarkimit të forcave aleate në Normandi pas Luftës së Dytë botërore. Më 6 qershor 1944 rreth 160.000 ushtarë vërshuan në plazhet e Normandisë duke thyer rezistencën e ushtrisë gjermane, Verhmahtit, dhe duke i hapur rrugën fitores ndaj Gjermanisë. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Evropës.

Zbarkimi i forcave aleate në Normandi ishte operacioni më i madh në historinë ushtarake, një operacion që nisi me një manovër: Hitleri dhe Vermahti nuk duhej ta dinin dhe deri në fund duheshin lënë në paqartësi lidhur me kohën dhe vendin e invazionit. Aleatët bënë c´mos që ta bindin Vermahtin, se destiancioni i ndërhyrjes ishte zona verilindore në Calais. Truku i befasisë qe i sukseshëm, udhëheqja gjermane as që e priste zbarkimin në Normandi. Ushtarakët drejtues ndodheshin në vende argëtimi si Parisi apo zonat turistike në Gjermani, në kohën që nisi invazioni.

Në këtë manovër luante rol edhe moti: stuhia dhe reshjet e vazhdueshme i detyruan forcat aleate që ishin përgjegjëse që ta shtynin me një ditë operacionin e koduar "Overlord", duke përcaktuar kështu datën 6 qershor 1944. Një reporter i luftës i radiostacionit BBC, asokohe njoftonte: "D-Day erdhi. Herët në mengjes forcat aleate filluan sulmin në frontin veriperendimor të kështjellës evropiane të Hitlerit. Nën urdhërat e gjeneralit Eizenhover dhe të mbështetur nga njësi të fuqishme të aviacionit trupat aleate në mëngjes herët nisën zbarkimin në brigjet veriore të Francës."

Një ushtri gjigande e ndërhyrjes e përbërë nga britanikë, amerikanë, kanadezë, francezë, polakë, cekë, belgë, holandezë e norvegjezë ish mbledhur në Jug të Anglisë, tonelata me materiale lufte ishin vënë në dispozicion, ishin prodhuar blloqe gjigande betoni për krijimin e porteve artificiale për furnizimet.

Fillimisht u bombarduan plazhet e Normandisë, ndërkohë që në thellësi të vendit zbrisnin mijëra parashutistë, një armatë prej mbi 1.000 anijesh luftarake dhe mëse 4.200 anije zbarkimi po i afrohej brigjeve franceze. Mijëra avionë dhe tanke u vunë në lëvizje për të mbështetur forcat, ndërkohë që breshëria e bombave binte mbi fusha, shtëpi, gardhe, nëpër fshatra e qytete si dhe në pozicionet gjermane.

Rreth 160.000 ushtarë në D-Day zbarkuan në tokë. Në pesë pika të bregdetit ata sulmuan fortesat e të ashtuquajturit "muri i Atlantikut", pas të cilit fshihej Vermahti. Kjo ishte komandoja e vdekjes: të pambrojtur ushtarëve të forcave aleate u duhej të zbarkonin fillimisht në det dhe më pas të vraponin nëpër plazhet e hapura drejt vijës së armikut - vetëm në njërën prej zonave të murit të Atklantikut gjetën vdekjen 4.000 ushtarë.

Komandnati suprem i forcave të ndërhyrjes ishte gjenerali Duit Eizenhover, i cili këtë ditë e cilësoi si "kryqëzata për clirimin e Evropës". "Popuj të Evropës! Ky zbarkim është pjesë e një plani të përqëndruar të kombeve të bashkuara për të cliruar Evropën - në bashkëpunim me aleatët tanë të mëdhenj rusë. Unë kam për të gjithë ju këtë mesazh: ora e clirimit tuaj është fare pranë!"

Invazioni i Normandisë pavarësisht nga numri i madh i viktimave konsideorhet si një nga aksionet më të rëndësishme, ndoshta si aksioni vendimtar që shënoi kthesën në Luftën e Dytë Botërore, fronti perendimor i konsideruar si pamposhtur i Hitlerit u ca dhe vetëm 11 muaj më pas Gjermania humbi luftën.