1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në mbarë botën besimtarët katolikë festojnë pashkët

LA23 Mars 2008

Marshimet tradicionale të pashkëve iu kushtuan këtë vit fundit të luftës në Irak dhe solidaritetit me Tibetin. Në Shqipëri, Monsinjor Angjelo Massafra rikujton të vrarët e Gërdecit në mesazhin e tij

https://p.dw.com/p/DT5J
Vezë tradicionale të pashkëve

Marshimet paqësore të pashkëve u zhvilluan ditën e djeshme në disa vende evropiane. Parullat kryesore në to ishin pacifiste, kundër luftës në Irak dhe Afganistan. Vetëm në Belgjikë pati arrestime masive. Policia kapi 500 demonstrues të ciliët synonin të mësynin shtabin qëndror të NATO-s në Bruksel. Aktivistët u përpoqen të kalonin vijën e kuqe dhe të futeshin në sheshin para shtabit. Policie belge përdori pompat e ujit. Sipas aktivistëve të marshit të pashkëve ata synonin të ndiznin në botë një debat mbi rolin e aleancës ushtarake.

Edhe në Gjermani lëvizja paqësore i zhvilloi marshet tradicionale të pashkëve, ku morën pjesë me mijëra vetë. Protestuesit paqësorë ishin kundër angazhimit të bundesverit në Afganistan dhe kërkuan largimin e Bundesverit nga ky vend. 32 aksione paqësorë u planifkuan dje në Gjermani, në to u shpreh solidariteti me Tibetin.

Kujtohen viktimat e Gërdecit në Shqipëri

Edhe besimtarët katolikë në Shqipëri festojnë sot Pashkët, ditë kjo që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit. Në mesazhin drejtuar besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar, Arqipeshkëvi Metropolit i Arkidioqezit të Shkodër-Pultit, Monsinjor Angjelo Masafra, theksoi se"në këtë atmosfere pashkësh nuk mund t’i harrojmë kurrë ata që humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit, njerëzit që vuajnë nga uria e varfëria, nga lufta dhe pasojat e saj.

Papa mban meshën e natës së pashkëve

Me vigjiljen e së shtunës së pashkëve, papa Benedikti i XVI shenjoi në katedralen e Shën Pjetrit kulmin e ceremonive të pashkëve. Gjatë ceremonisë që u zhvillua natën, papa pagëzoi shtatë vetë, ndër ta edhe një ish-mysliman të njohur. Në fillim të meshës, papa Benedikti nderzi qiriun e pashkëve, i cili simbolizon ringjalljen e Krishtit. Ditën e sotme, papa do të mbajë në katedralen e Shën Pjetrit meshën epashkëve dhe do të japë bekimin tradicional për botën e njerëzimin.