1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Obiliq vihet gurthemeli për ndërtimin e një godine për familjet e pakicave jo shqiptare të kampit të Plemetinit

Bekim Shehu8 Gusht 2005

Në Obiliq jo larg Prishtinës sot, u vu gurthemeli për ndërtimin e një godine ku do të ndërtohen 36 banesa për familjet e pakicave jo shqiptare të kampit të Plemetinit. Shumë familje të pakicës rome, ashkalinjë dhe agjiptase që nga përfundimi i luftës në këtë kamp jëtojnë në kushte të mjerueshme. Ekzistenca e këtij kampi jo larg Prishtinës shpeshherë nga vet udhëheqësit vendor është quajtur turpi i Kosovës.

https://p.dw.com/p/Aqtl

Kreu i qeverisë së Kosovës Bajram Kosumi dhe ushtruesi i detyrës së shefit të UNMIK-ut, Lari Rosin, shënuan sot zyrtarisht, nismën për mbylljen e kampit të Plemetimin ku tash e gjashtë vjet shumë familje rome, ashkalinjë dhe egjiptase, jetojnë në kushte të mjerushme. Krerët ndërkombëtarë dhe vendor ekzistëncën e këtij kampi i cili gjendet vetëm 5 kilometra larg Prishtinës e kanë cilësuar si turpin e Kosovës, mirëpo, ata sot, paralajmëruan se deri në fillim të dimrit ky kamp do të mbyllet tërsishtë ndërsa familjet do të vendosën nëpër banesa të reja. Gurthemeli për ndërtimin e një godine me 36 banesa ku do të vendosen familjet e kampit u vu sot në Obiliq, një godinë e ngjashme do të ndërtohen në Lipjan edhe për 16 familje të tjera me cka edhe do të shënohet mbyllja e kampit. Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi.

Projekti për ndërtimin e banesave të reja për pakicën rome ashkalinjë dhe agjiptase të kampit të plementimin do të kushtojë katërqindë mijë euro. 200 mije euro janë ndarë nga qeveria e Kosovës, ndërsa, pjesa tjetër është siguruar nga administrata ndërkombëtare. Njëri nga përfaqësuesit e kampit të Plemetimit, Bajrush Berisha, ndërkaq, thotë se banorët e kampit e vlersojnë angazhimin e institucioneve të Kosovës që të zgjidhin problemin e tyre të strehimit ndërsa, thotë se ata deri tash kishin menduar se janë harruar nga të gjithë.

Sidoqoftë, zyrtarët e qeverisë së Kosovës edhe njëherë përsëritën thirrjen për kthimin në shtëpitë e tyre të të gjith të zhvendosurve nga Kosova dhe thanë se ata janë të angazhuar maksimalisht në këtë drejtim. Qeveria e Kosovës thuhet në një njoftim të sotëm garanton kthim të sigurt dhe jetë të sigurt e të lirë në Kosovë për të gjithë qytetarët e saj. Kjo vlen në mënyrë të vecantë për refugjatët serbë që jetojnë përkohësisht në Serbi dhe që vazhdojnë të jenë pengesë sic thuhet i politikave të ndryshme. Ata refugjatë duhet të kthehen në pronat e tyre dhe të fillojnë jetën e re në Kosovën e re. Mirëpo, kthimi i personave të zhvendosur nga Kosova dhe rehabilimi i tyre në vend nuk duket edhe aq i lehtë. Problemi financiar tash për tash duket së është pengesa kryesore për realizimin e shumë projekteve për kthimin e të zhvendosurve. Në këtë linjë, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës u bënë thirrje edhe njëhërë donatorëve ndërkombëtar që të ndihmojnë në zbatimin e këtij procesi për faktin që thanë ata buxheti i konsoliruar i Kosovës nuk mund të përballojë koston financiare që e kërkon procesi i kthimit të refugjatëve.

Aktualisht rreth 112 familje me 468 anëtarë të komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptian, jetojnë në kushte shumë të vështira në kampin e Plemetinit i themeluar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Përfaqësuesit e kampit shpresojnë që zotimet e Qeverisë së Kosovës dhe të UNMIK-ut do të përmbushën dhe një pjesë e këtyre banorëve dimrin e ardhshëm ta presin në shtëpitë e tyre.