1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Pakistan është arrestuar politikani i opozitës, Imran Khan

14 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CDqc
Në Pakistan është arrestuar politikani popullor i opozitës dhe ish stari i kriketit, Imran Khan. Ai u mor me vete nga policë civilë në një demonstratë studentore kundër gjeneralit president, Pervez Musharaf në qytetin Lahore, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve. Khani u fsheh, pasi Musharafi shpalli më 3 nëntor gjendjen e jashtëzakonshme. Akuza ndaj tij është se ka iniciuar demonstrimet kundër presidentit Musharraf.