1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Në politikën ekonomike pretendimet dhe realiteti i unionit CDU/CSU janë shumë larg njëri-tjetrit"

PP10 Shkurt 2009

Ardhja në postin e Ministrit federal të Ekonomisë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë CSU, Karl-Theodor zu Guttenberg në qendër të shtypit gjerman të së martës.

https://p.dw.com/p/GqfH
Karl-Theodor zu GuttenbergFotografi: AP

Zgjedhjen e Gutenbergut dhe lojën politike për matjen e forcave mes partive në prag të zgjedhjeve në Gjermani e trajton gazeta Ostsee Zeitung shkruan: "Nuk mund të thuhet aspak me siguri nëse teatri i kërkesës për dorëheqje i ish-minstrit Michael Glos do të jetë automatikisht në shërbim të SPD-së. Gjithësesi kjo tregon se sa e paqëndrueshme është statika e unionit mes CDU dhe CSU-së. Në adresë të Vatikanit Angela Merkel përdori fjalë të qarta, kundrejt CSU-së ajo është shumë e kujdeshme dhe e tërhequr. Kryetari i CSU-së Horst Seehofer gëzon lirinë e budallait. Fillimisht thotë se ministri Gloss nuk ka të drejtë të japë dorëheqjen prej kabinetit të Merkelit, sepse kjo nuk i shkon për shtat për punët e veta. Më pas gjen një njeri që ta zëvendësojë Glossin, një konservator elokuent, që ndoshta nuk do të bëjë figurë të keqe dhe para së gjithash i përgjigjet përqindjes rajonale bavareze. Seehofer-i e thotë fare hapur, e rëndësishme është që bavarezët të jenë të kënaqur."

Kurse Badische Zeitung shkruan: "Eshtë shumë e çuditshme që Gjermania, një nga vendet më të madha eksportuese dhe fuqia e katërt ekonomike në botë ia beson manaxhimin politik të krizës më të madhe financiare dhe ekonomike të 80 viteve të fundit një njeriu, përvoja ekonomike e deritanishme e të cilit ka pasur të bëjë kryesisht me administrimin e pasurive të familjes së tij fisnikërore në zonën e Frankonisë. Edhe vetëm kjo rrethanë të bën të kuptosh se si është gjendja në radhët e CDU/CSU kur është fjala për njerëz kompetentë në fushën e politikës ekonomike. Në radhët e CDU-së nuk duket se ngul këmbë njeri që të marrë mbi vete këtë detyrë të vështirë. Në politikën ekonomike pretendimet dhe realiteti i unionit CDU/CSU janë shumë larg njëri-tjetrit."