1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE

Bernd Riegert21 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/ArIH
Koha po kalon, ndërsa Rusia po vazhdon të luajë poker. Kështu mund të vlerësohen takimet e diritanishme mes përfaqësuesve të BE dhe Moskës zyrtare, kushtuar zgjërimit të këtij organizmi me një maj. Kjo do të jetë edhe tema kryesore e takimit të ministrave të jashtëm, që do të zhvillohet ditën e hënë. Rusia ka nënshkruar me BE një marrveshje bashkëpunimi në vitin 1997, që mundëson edhe anëtarësimin e shteteve lindore si dhe Qipros dhe Maltës. Rusia ka paraqitur edhe kushtet e saja, që duhet të manifesoheh në formën e dëmshpërblimit nga tregtia e humbur për shkak të anëtarësimit të shteteve baltike në BE. Por kjo kërkesë është refuzuar. Burimet e mirë informuara thonë se Rusisë do t'i ofrohet një plan negociatash për cështjet kontestuese. Në këtë plan mund të jenë edhe cështjet e minoriteteve ruse në Letoni dhe Estoni. BE ka treguar interes për vazhdimin e negociatave me Moskën, për nënshkrimin e Marrveshjes së Kjotos, të cilët Kremlini deri tani ka refuzuar. Ndërkohë që kostot e fluturimeve mbi hapsirën e Siberisë, duhet të jenë edhe një temë tjetër në tavolinën e bisedimeve. Komisioni Evropian ankohet se kohët e fundit ka ardhur deri te ftohja në raportet me Rusinë. Ministri i jashtëm rus Igor Ivanov shpreson se pas pranimit në BE, sërish do të përmirësohen raportet me shtetet baltike, Poloninë dhe Hungarinë. Në qoftë se nuk arrihet ndonjë marrveshje deri me një maj, kjo do të thoshte shkelje e marrveshjes së bashkëpunimit prej Rusisë dhe heqje e subvencioneve tregtare. Për këto cëshjte udhëheqësi i radhës i BE Brian Couen në mars do të bisedojë me homologun e tij rus, Ivanov. Ndërkohë që takimi bilateral BE - Rusi është parashikaur për muajin maj. Diplomatët evropianë shpresojnë shtendosjen e gjendjes në këtë vend pas zgjedhjeve presidenciale në mars dhe rizgjedhjes së Vlladimir Putin në këtë post. Ministrat e jashtëm të hënën do të trajtojnë edhe cështjen e zgjedhjeve parlamentare në Iran. Shumica e ministrave janë të dëshpruar për shkak të përjashtimin nga gara elektorale të shumicës së kandidatëve reformatorë. Gjendja e të drejtave të njeriut në këtë vend shikohet me sy kritik. Ministrat do të shqyrëtojnë mundësinë e nxjerrjes së një Rezolute për këtë cështje në konferencësn e ardhëshme në Gjenevë. Raporti i shefit të autoriteteve atomike, Mohamed El Baradei për programin atomik iranian, është paraqitur këto ditë, prandaj mbetet kontestuese nëse do të gjendet në rend dite. Ndonjë përparim nuk është shënuar as në cështjen e kushtetutës evropiane. Mirëpo për këtë cështje ekziston mundësia të debatojnë presidentët dhe kryeministrat në takimin e tyre në mars. Në këtë takim do të trajtohen edhe cështjet financiare të BE në periudhën prej vitit 2007 deri 2013. Pritet të bëhet fjalë edhe për samitin e fundit të liderëve të tri shteteve më të mëdha, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës, të zhvilluar këto ditë në Berlin. Këto tri vende kërkojnë një lidhje më të ngushtë ekonomike, me synim që deri në vitin 2010, BE të shndërrohet në haprisën më dinamike ekonomike në botë. Sipas tyre, për zbatimin e të ashtuquajturit Proses i Lisbonës, duhet të emrohet edhe një ministër i posacëm, gjë që është kritikuar prej shumë vendeve të vogla dhe komisionerit Romano Prodi.