1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në prag të vizitës në ShBA Merkel shprehet për mbylljen e kampit të Guantanamos

8 Janar 2006

Të premten Xhorxh Bush do të presë në sallën ovale të shtëpisë së bardhë kancelaren Angela Merkel. Kjo është vizita e parë e Merkelit në ShBA pas marrjes së postit në nëntor. Të dyja palët synojnë përmirësimin e klimës në marrëdhëniet gjermano-amerikane.

https://p.dw.com/p/Aqgk
Kondoliza Rajs dhe Angela Merkel
Kondoliza Rajs dhe Angela MerkelFotografi: AP

Pak ditë përpara vizitës në ShBA, kancelarja Angela Merkel është shprehur për mbylljen e kampit të ShBA për të burgosurit në Guantanamo. Këtë deklaratë të bërë për revistën e përjavshme "Der Spiegel", Merkel e ritheksoi edhe për mediet e tjera: "Për të mos pasur asnjë keqkuptim, po përsëris citatin e thënë në Spiegel dhe qëndrimin tim: një institucion si ai i Guantanmos nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojë gjatë. Kjo ëhstë deklarata dhe qëndrimi im. Këtë mendim e them këtu e do ta them edhe kudo qoftë", theksoi Merkel. Këtë çështje ajo do ta diskutojë edhe gjatë takimit me presidentin e ShBA Xhorxh Bush të premten në ShBA. Kancelarja nënvizon, se duhen gjetur rrugë të tjera sjelljeje ndaj të burgosurve. Politikanë drejtues të partisë socialdemokrate, kristjansociale dhe asaj liberale e kanë përshëndetur këtë qëndrim.

Marrëdhënie të mpira dhe përpjekje për impulse përmirësimi

Bisedimet me Merkelin nuk do të jenë dhe aq të lehta për qeverinë e ShBA. Ndonëse nga perspektiva e qeverisë federale të Berlinit në epiqendër të vizitës së kancelares do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve. Pas kundërshtimit të prerë që i bëri qeveria e mëparshme nën kancelarin Gerhard Shrëder luftës së Irakut, marrëdhëniet midis dy vendeve pësuan një mpirje. Por Bushi dhe Shrëderi në gjysmën e parë të vitit 2005 së paku i rigjallëruan „kontaktet e punës“. Ndërsa Merkel me vizitën e saj synon tani t´u japë një impuls të ri këtyre marrëdhënieve. Madje kjo përpjekje u ndje qysh në vizitën e ministres së jashtme të ShBA, Kondoliza Rajs, në fillim të dhjetorit në Berlin.

Tema delikate në axhendën Merkel Bush

Sidoqoftë axhenda e bisedimeve do të jetë mjaft delikate: Afera e CIA-s, një temë kjo që lidhet edhe me rrëmbimin e shtetasit gjerman Khaled el Masri në Afganistan në vitin 2004. Kjo temë shkaktoi iritime mes Berlinit dhe Uashingtonit. Jo më pak delikate është çështja e të drejtave të njeriut. „Për qeverinë federale rrespektimi i të drejtave të njeriut është i detyrueshëm edhe në luftën kundër terrorizmit. Reforma në OKB dhe zgjeirmi i Këshillit të Sigurimit. Në këtë pikë të dyja palët kanë pozicione të ndryshme. Gjermania përpiqet për antarësimin me të drejta të plota në Këshillin e Sigurimit. Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme është edhe tema e debatueshme mes Brukselit dhe Uashigntonit për tregtinë në OBT. Aktualisht konflikti ka të bëjë me subvencionet agrare si dhe me konkurrentin e Airbusit Boing. Po në këtë fushë ka mosmarrëveshje lidhur me tregtimin e mishit të viçit të trajtuar me hormone si dhe misrin e manipuluar gjenetikisht.