1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në shumë rajone konfliktesh gazetarët rrezikojnë jetën

Julia Bernstorf27 Prill 2007

Në konferencën dyditore "Mediat dhe parandalimi i konflikteve" në Bon, të organizuar nga Deutsche Welle, pjesemarresit po diskutojnë se si mund të mbështeten mediat në rajonet e konflikteve

https://p.dw.com/p/Aqwm
Deutsche Welle
Deutsche WelleFotografi: DW

113 të vdekur, rreth 870 të plagosur - vetëm brenda 1 viti. Ky është bilanci i "Reporterëve pa kufij" për vitin 2006. Situata është alarmuese, shkruan organizata në raportin e saj. Gazetarë, bashkëpunëtorë të organizatave joqeveritare dhe përfaqësues të BE-së dhe OKB-së janë mbedhur në Bon (Bonn).

Një pjesëmarrës nga Sri Lanka tregon:

"Një gazetë e madhe tamile publikoi në faqen e parë fotografinë e 5 të rinjve të vrarë. Të gjithë ishin qëlluar në kokë. Ne morëm në telefon në gazetë dhe pyetëm përse duhet ta botonit këtë fotografi. Dhe ai tha se duhet të tregojnë të vërtetën."

E vërteta mund të tregohej vetëm nëpërmjet fotografive të djemve të vrarë. Të gjitha gazetat e tjera kishin shkruar se ata 5 djem ishin terroristë që kishin hedhur veten në erë. Një fotograf që u përpoq të botonte fotografitë që kish bërë në morg, u vra 1 ditë më vonë. Të gjithë gazetarët në Sri Lanka mendojnë tani:

"Një ndër pikat kryesore për zhvillimin e mëtejshëm në Sri Lanka është sqarimi i çështjes, se si informojnë mediat lokale mbi tema të tilla. Prandaj gazetarët lokalë duan të krijojnë një qendër për gazetarët."

Kështu Johan Romare, nga instituti Further Education of Journalists. Ndërkohë Aidan White, i organizatës International Federation of Journalists shpjegon:

"Besimi tek mediat qëndron në rradhë të parë kur mediat mund të punojnë me siguri dhe në mënyrë të pavarur. Siguria e mediave dhe gazetarëve duhet të ketë prioritet."

Por shkesh herë ky është vetëm një iluzion. Gazetarët rrezikojnë në shumë rajone konfliktesh jetën e tyre. Jo vetëm qeveritë, por edhe ekonomia përpiqet shpesh herë që t´i manipulojë gazetarët.

"Gjatë 20 viteve të fundit kemi parë se ekziston mendimi se mjafton të zhvillohen disa seminare që mediat të zhvillohen në drejtimin e duhur. Por disa ditë në një atmosferë të sigurtë dhe profesionale, nuk mund të sigurojnë një media të shëndetshme në vend."