1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Ukrainë vazhdojnë protestat kundër presidentit Jushçenko

Hermann Krause5 Prill 2007

Ithtarë të qeverisë ukrainase vazhduan sot demonstratat e tyre kundër presidentit Viktor Jushçenko (Viktor Juschtschenko).

https://p.dw.com/p/ArJ1
Demostrata në Kiev
Demostrata në KievFotografi: AP

Para parlamentit në Kiev u tubuan rreth 2 000 njerëz për të protestuar kundër vendimit të Jushçenkos (Juschtschenko) për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.


Ithtarët e Janukoviçit (Janokowitsch) qëndruan edhe gjatë natës në rrugë për të mbështetur kryeministrin dhe parlamentin. Ashtu si në kohën e revolucionit të portokalltë Mejdani, 'Sheshi i Pavarësisë' është vendi ku tubohen demonstruesit. Më parë ishin revolucionarët e portokalltë ata që vinin këtu, tani vendin e tyre e kanë zënë ithtarë me flamuj kaltër-verdhë dhe aleatët e tyre.

'Kjo është shkelje e ligjit, përdhunim i kushtetutës, legjislacionit të Ukrainës. Nuk duhet apeluar në moral kur përdoren metoda antikushtetuese'.

Kështu shprehet kryetari i parlamentit Aleksandër Moros (Alexander Moros). Partia e tij socialiste së bashku me Partinë komuniste dhe bllokun e Janukoviçit (Janokowitsch) në gusht të vitit të kaluar u futën në koalicion. Një pjesë e madhe e elektoratit për këtë arsye i quajtën tradhtarë. Në zgjedhjet e reja socialistët dhe komunsitët me siguri që për këtë shkak do të humbasin një numër të madh të votave. Një arsye e fortë kjo për të shpërndarë parlamentin. Kryetari i Partisë Komuniste, Ptjor Simonenko:

'Ne jemi të gatshëm që të futemi në një grevë të përgjithshme në krejt Ukrainën. Transporti do të ndërprehet, ndërrmarrjet do të ndërprejnë punën, ne i themi jo këtij regjimi', tha Simonenko.

Kjo grevë pritet të organizohet me 11 prill. Se a do të ftohen gjakërat deri atëherë është e vëhstirë të thuhet. Të mërkurën demonstruesit bllokuan pallatin presidencial. Ata kërcënuan se do të bllokojnë edhe rrugët kryesore të kryeqytetit. Ithtarët e Janukoviçit (Janokowitsch) nga pjesëtë tjera të vendit po arrijnë me autobuzë dhe trena në kryeqytet.

'Po udhëtojmë për në Kiev për të mbrojtur kushtetutën e Ukrainës, për të mbrojtur Ukrainën nga ekspansioni i Natos. Ne do të qëndrojmë atje për aq kohë sa Gjykata e Lartë Kushtetuese të ketë marrë vednimin e drejtë për këtë çështje'.

Megjithatë Gjykata e Lartë Kushtetuese deri tani nuk ka sqaruar se a do të filloj të mirret me vendimin për shpërndarjen e parlamentit. Kryetari i kësaj gjykate pat paralajmëruar se do të jap dorëheqje ditën e mërkurë. Kjo nuk është pranuar nga kolegët e tij. Pastaj ai njoftoi se është i sëmurë për tu kthyer sërish në detyrë. Aktualisht nuk mund të parashikohet se si do të veprojnë 18 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Përgjegjësia është e madhe. Përfundimisht nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje të ndjeshme juridike por për një luftë të ashpër për pushtet rrjedha e së cilës për momentin është e paparashikueshme.