1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Vjenë do të ketë konsultime për dokumentin e Ahtisarit

Bekim Shehu20 Shkurt 2007

Delegacioni i Prishtinës niset për në Vjenë, të bindur se do të ndryshojnë disa anekse në dokumentin e Marti Ahtisarit

https://p.dw.com/p/ArYP
Rrugë, Prishtinë
Rrugë, PrishtinëFotografi: picture-alliance/dpa

Një ditë para rifillimit të bisedimeve në Vejnë për çështjen e statusit të Kosovës, autoritetet e Prishtinës thonë se në Vjenë do të ketë konsultime me autoritet ndërkombëtare për dokumentin e Marti Ahtisarit dhe jo bisedime për statusin e Kosovës, me autoritet e Beogradit. Delegacioni i Prishtinës niset për në Vjenë, të bindur se do të ndryshojnë disa anekse në dokumentin e Marti Ahtisarit, për të cilat pala kosovare nuk është e kënaqur.


Delegacioni i Prishtinës, niset për në Vjenë siç thuhet për të dëshmuar se pala kosovare është konstruktive në procesin e zgjidhjes së statusit por, ata janë të bindur se me autoritet e Beogradit, nuk mund të arrihet marrëveshje për statusin e Kosovës.

Sidoqoftë, dokumenti i ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari, për Prishtinën zyrtare është në masë të madhe i pranueshëm ndërsa, për Beogradin dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës është tërësisht i papranueshëm.

Autoritët e Prishtinës me gjithë vërejtjet që i kanë bërë dokumentit ata thonë se plani i Marti Ahtisarit, në esencë përmban elementet e krijimit të një shteti që për Prishtinën zyrtare është edhe synim.