1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Nëse Kosova bën një hap tjetër në drejtim të njëfarë pavarësie, shpresoj që forcat e arsyes të jetojnë me një zgjidhje të tillë"

M.Lipticeva-Weiss (ADD)23 Mars 2007

Intervistë me zëdhënësin e politikës së jashtme të Partise Socialdemokrate Gjermane në Bundestag, Gert Weiskirchen.

https://p.dw.com/p/ArXN


Pyetje: Zoti Weisskirchen para disa ditesh ju keni biseduar me presidentin serb Tadic, kandidati i partisö sö tij DS pör kryeminsiter u refuzua nga partia DSS e Kostunicös. A mendoni se Tadic öshtö i gatsehm pör kompromis si psh pör tö pranuar Kostunicön si kryeministör tö ri?

Weisskirchen: Këtë do ta tregojnë këto ditë. Të dy e kanë sigurisht të qartë dhe Boris Tadici ma bëri të qartë se e di që Serbia ka nevojë për një qeveri që të punojë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo në mënyrë që të gjitha problemet që ndodhen para Serbisë të vihen sa më shpejt nën kontroll. Partia Demokratike ka shënuar fitore në zgjedhje dhe tani shtrohet cështja që qeveria e re të vërë në jetë, sado pak që të jetë e mundur, dicka nga ky sukses i ri, në mënyrë që jeta e njerëzve në Serbi të përmirësohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pyetje: A bën Evropa këtë herë sa duhet për t'i mbështetur forcat demokratike në Serbi?

Weisskirchen: Besoj se ne, BE duhet të mendohet se sa shpejt mund t'i përgjigjemi një formimi qeverie në Serbi. Unë mendoj se përballë një qeverie të re në Serbi, ne duhet t'i ndryshojmë dhe përmirësojmë sa më shpejt ofertat tona ndaj një qeverie në Serbi, në mënyrë që Serbia të jetë në gjendje të ecë përpara.

Pyetje: Më 3 prill, KS do të debatojë për Kosovën. Prognoza juaj: a do të hidhet poshtë plani i Ahtisaarit?

Weisskirchen: Shpresoj që të gjendet një rrugë me të cilën të jenë dakord të gjithë anëtarët e KS të OKB-së. Rezoluta e KS 1244 e bëri të qartë se cfarë nuk ecën më. Tani është puna të gjendet një rrugë për atë që është e mundshme të bëhet dhe cilat mundësi ekzistojnë që Serbia të dalë e fuqizuar nga ky proces, dhe nga ana tjetër, që dëshirat që ekzistojnë në Kosovë dhe që janë spostuar prej vitesh e dekadash mënjanë, që këto dëshira gjithashtu të ecin një hap më përpara në drejtimin e duhur. Pesë fuqitë e mëdha duhet të ndjekin një rrugë të përbashkët, në mënyrë që të mos ketë iritime të reja.

Pyetje: Një nga të pesë fuqitë, Rusia, ka kërkuar në interes të Serbisë vazhdimin e bisedimeve pa ultimatum, Ahtisaari duhet të hiqet dhe të zëvendësohet me një ndërmjetës tjetër tha para pak kohësh shefi i Këshillit Rus të Sigurisë, Igor Ivanov. A mund të ishte ky një opcion për zgjidhjen e cështjes së Kosovës?

Weisskirchen: Për këtë duhet të prisni Nju Jorkun. Aktualisht po zhvillohen negociata, për momentin ne nuk jemi të sigurtë se cili ë shtë rezultati i këtyre negociatave. Por më 3 prill ne do ta shohim nëse është rënë dakord. Unë do ta dëshiroja këtë.

Pyetje: Pas bisedës që patët me Tadicin, c'mendon ai, si do të ecë më tej puna në Kosovë?

Weisskirchen: Më e rëndësishmja për Tadicin është që Kosova të ndjekë një rrugë që të sjellë qetësi në kuadër të rajonit. Dhe unë besoj se ai ka të drejtë.

Pyetje: ...por dështimi i planit të Ahtisaarit mund të conte në kaos në Kosovë. A pritet në Beograd një skenar i tillë me frikë, apo me kënaqësi?

Weisskirchen: Secili nga ne e di se kaos mund të thotë që ndoshta të ketë shpërthime dhune. Këtë nuk mund ta dëshirojë asnjëri nga ne. Prandaj edhe më e rëndësishme bëhet që KS të OKB-së të shkojë në tre prill me përgjegjësi të madhe dhe të gjejë një zgjidhje, e cila të jetë e arsyeshme për të gjitha palët.

Pyetje: Nëse KS të OKB-së e refuzon planin e Ahtisaarit, a do të ketë pastaj një koalicion të të vullnetshmëve, të cilët do të njohin pavarësinë e Kosovës në formë bilaterale?

Weisskirchen: Unë nuk shpresoj që të kemi një përfundim të tillë dhe uroj shumë që si në Moskë, ashtu edhe në Uashington, këta janë dy antipodet të kuptohet që kutia e Pandorës mund të hapet edhe nga e para. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme për të gjithë rajonin dhe unë besoj që në dy kryeqytetet e mëdha është kuptuar shumë qartë që kjo duhet mënjanuar.

Nëse KS gjen një zgjidhje, që Kosova të bëjë një hap tjetër në drejtim të njëfarë pavarësie, atëherë shpresoj shumë që si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, forcat e arsyes të jenë aq të forta, sa të jetojnë me një zgjidhje të tillë.