1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nasa do të krijojë një bazë në hënë

8 Dhjetor 2006

Agjensia amerikane e fluturimeve në hapësirë NASA do të ngrejë deri në vitin 2020 një stacion të vazhdueshëm studimi në një nga polet e hënës. Stacioni ndërkombëtar duhet të bëhet pikënisje për fluturimin në mars

https://p.dw.com/p/ArJx
NASA do të ngrerë stacion në Hënë
NASA do të ngrerë stacion në HënëFotografi: AP/NASA

Hapi i parë janë misionet për njohjen e terrenit dhe nga viti 2024 në stacionin në henë do të qëndrojnë vazhdimisht astronautë.

Qëndra në hënë do të shërbejë si stacioni për fluturime në planetet më të largëta, njoftoi NASA të hënën. Në polin e jugut, ose të veriut stacioni do të ngrihet në një zonë prej pesë kilometrash, tha shefja e misionit Shana Dale, në qendrën e fluturimeve në hapësirë në Houston të shtetit federal Texas. Në polet drita është më e madhe për funksionimin e kabinave solare. Edhe temperatura në pole është me e ngrohtë se në pika të tjera. Një stacion me personel të perhershëm do të ishte sipas eksperteve dhe ingjiniereve zgjidhja më e mirë.

Përveç kësaj NASA di shumë pak për strukturën e dy poleve, që të mund të vendosë për njerin. "Ne po shqyrtojmë dallimet përvec kesaj shpresojmë për bashkëpunim me agjensi të tjera të fluturimeve në hapësirë, të cilat tregojnë interesa për dobinë financiare të vizionit, tha shefja i ketij misioni Dale.

"Eshtë pa dyshim një arkitekturë e hapur për të cilën NASA mirëpret pjesemarrjen e vendeve të tjera përreth botes, po aq sa edhe prezencat Komerciale."

Megjithëse kongresi amerikan e ka mbështetur parimisht programin në kuadër të politikës së re të Xhorxh Bushit për hapësirën, financimi është akoma i paqartë. Për shkak të vështirësive financiare agjensia e fluturimeve në hapësirë NASA kerkon të interesuar për projektin nga ekonomia. Buxheti i NASA-s përbën 0,6 përqind të buxhetit të SHBA-ve. Keto janë 16,23 miliardë dollarë. Rusia është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me NASA-n në këtë program, por duhet ta konsiderojmë njëri-tjetrin të barabartë, u shpreh të enjten zëdhënësi i agjensisë ruse të fluturimeve në hapësirë, Igor Panarin.